-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(58)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(38)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Shaban Murati vjen me librin për diplomacinë
“Profile të diplomacisë europiane në Ballkan” është libri i promovuar se fundi nga Shaban Murati. Me nje subjekt mjaft interesant, si vendi dhe roli i Shqiperise dhe i Kosovës ne kete skaliere zhvillimesh.
Që në shfletimin e pare dallohet lehte se spektri i veshtrimit eshte i gjere dhe megjithate i percaktuar. Autori e ka drejtuar shikimin e vet ne skaje diametrale te hapesires politike europiane e boterore. Nga Kina e larget te SHBA, nga Rusia te vendet islamike, nga vendet e Afrikes dhe latino-amerikane drejt Europes per tu ndalur te Gadishulli i Ballkanit. E ne te gjitha keto pika ai gjen elemente pak veprues e ndikues ne zhvillim ballkanik por sidomos në qendrimet kapricoze e tekanjoze te Serbise se sotme.
"Për çdo autor ka shumë rëndësi që të kuptohet thelbi i asaj që ka krijuar. Dhe ata si ambasadorë kanë arritur të kuptojnë thelbin e asaj që unë kam dashur të them dhe ua parashtruan ju, do të thoja më mirë se sa do ua thoja unë, në këtë moment", thotë autori Shaban Murati.
"Na furnizon me të dhëna shumë interesante autori, kur na jep, fjala vjen që, janë stigmatizuar si agjentë të shërbimeve inteligjente në Bullgari fjala vjen, vetë ish-kryeministri, mbreti i Bullgarisë, në Rumani, ish presidenti etj. Të dhëna këto që i japin një farë koloriti veprës së Shabanit. Sic thashë, nuk mbetet jashtë vëmendjes së tij edhe roli i Rusisë, politika sllaviste e këtij shteti gjigant, ambicia e përhershme për të qenë e pranishme dhe ndikuese në rajonin e Ballkanit", u shpreh prof. Ksenofon Krisafi.
“Profile të diplomacisë europiane në Ballkan”, eshte nje liber mjaft i mire per te gjithe ata studiues qe duan te dine me shume rreth çështjeve te Ballkanit.
Vilma Masha






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin