Fillimi | Lajme | iReport | Djegia e hedhurinave në Tetovë /video/

Djegia e hedhurinave në Tetovë /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në videon në vijim keni incizim të djegies së hedhurinave në deponinë e Tetovës, 24 orë në ditë. 7 herë gjatë javës ndodh kjo, ku digjen mbi 5 metra katror hedhurina, në një lagje të tërë, paramendoni. Nëse pirja e duhanit vret atë qe e pinë, çka vret kjo deponi ku vazhdimisht e ndjejmë erën e tymit, ose më mirë të them e shijojmë. Ministria e Ekologjisë urgjentisht të merr inspektor për matjen e ndotjes, ose padi ndaj ministrisë në nivel ndërkombëtar.

Ardit Karimani, Tetovë

 

 

Subscribe to comments feed Komente (19 dërguar):

Enigma më 29/01/2010 14:42:40
avatar
Po keshtu, nese kojshiu vjen i hedh mbeturinat te ti, shkon dhe konsultohesh me kojshiun se cfar po ndodh me te, e jo te shaheni ne mes veti... vetedijesohuni pak o njerez... mjaft me me inate
Thumbs Up Thumbs Down
per asan gencin më 27/01/2010 21:32:23
avatar
si do te ishte te vinte komshiju te hudh mbeturinat tek ti...
Thumbs Up Thumbs Down
MBETURINAT SILLNI TE NE !!! më 24/01/2010 00:15:25
avatar
METURINAT E TETOVES NE TETOVE E TE GOSTIVARIT,NE GOSTIVAR.Sejcili vete le ta fshije by... e vete.Tetova valle nuk ka vend si Rusina!Neper te njejtin tym kalojne banore te fshatrave qe gravitojn permes Rusines,nder ta edhe femije,a nuk ju meret fryma ketyre femijeve,apo femijet e Tetoves jane me te cmuar se te tjeret.-PERDERISA TETOVA MBAN DY UNIVERZITETE,SELITE E PARTIVE POLITIKE ETJ;LE TE MBAJE EDHE MBETURINAT E VETA ATJE.NDONJEHERE POSHTERSIA NUK KA FUND!
Thumbs Up Thumbs Down
PROTESTA!!!!!!!!!!!!! më 08/01/2010 20:32:14
avatar
ZGJIM!!!

FTOHEN TË GJITHË QYTETARËT TË CILËVE U PENGON KUNDËRMIMI DHE TYMI QË PËRHAPEN NGA DEPONIA E EGËR TË MARRIN ORËT E MURIT, TENXHERE, FISHKËLLESA, TRUMPETA DHE TË NA BASHKANGJITEN NË PROTESTË. ME ZHURMË TË FUQISHME TI ZGJOJMË ATA QË JANË KOMPETENTË ME QËLLIM TË ZGJIDHJES SA MË TË SHPEJTË TË PROBLEMIT TONË TË DHIMBSHËM SHËNDETSOR DHE AMBIENTAL.

SHESHI I QYTETIT NË TETOVË
E SHTUNË
9 JANAR, ORA 14

Grupi Joformal „Qyetarë të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm”
Thumbs Up Thumbs Down
Harachin më 08/01/2010 05:55:25
avatar
Mire e keni o tetovar se shkojshi e votojshi Sadi Bexhetin.. Qe tash merne Sadi Bexhetin edhe Menduhin edhe shko bani foto te kjo deponi.. Hala su mushet me men ncnc
Thumbs Up Thumbs Down
ALSAT-SOS më 06/01/2010 20:23:39
avatar
Ndihme nga tv Alsat dhe te gjitha mediumet shqiptare qe ta nrejne zerin kunder gjendjes se mjerrueshme dhe katastrofale ne Tetove.
Thumbs Up Thumbs Down
Burim TE më 06/01/2010 16:10:54
avatar
Deri kur? A e din dikush deri kur do te vazhdoj kjo situate? Se paku te shperngulemi nga trevat tona... se keshtu nuk jetohet me, u be gati 1 vjet!
Thumbs Up Thumbs Down
Agroni më 05/01/2010 22:13:47
avatar
ENDE VAZHDON, djegja vazhdon, vrasja vazhdon....
Thumbs Up Thumbs Down
Mërgimtar më 28/12/2009 23:21:34
avatar
Parasegjthash ju si ALSAT TV duhet ta ngreni zërin apo ta aktualizoni kete cështje... Unë mendoj se është detyra juaj e jo e neve me mobil video të rëfejmë ngjarje se si po "vritet" shoqëria civile në Tetovë. Aj bëhuni "burra" dhe përgatitni nji dokumentar e pastaj na leni punën neve që veprojmë në perëndim...do e shihni se si senzibilizohet dhe aktualizohet kjo cështje e mbeturinave...
Thumbs Up Thumbs Down
Ismail Drenovci më 24/12/2009 11:55:29
avatar
Të gjithë jemi dëshmitar se gjatë garave elektorale në mars 2009 , vetëm Rufi Osmani e keq përdori deponin rajonale ,,rusino,, për marketing politik , duke e politizuar çëshjen e deponis deri në masë të konfliktit fizik ndërmjet banorve të disa fshatrave të Gostivarit dhe punëtorve të NP nga Tetova që bartnin hedhurinat në deponin ,,rusino''.
Rufi Osmani si duket ushqim shpirtëror e ka konfliktin dhe mosmarrveshjet që u krijon shqiptarve, kjo duket hashiqare me vendimet e tija ku për 8 muaj largoi nga puna mbi 100 shqiptar duke lënë në rrugë rreth 300 anëtarë të familjeve të tyre!
Nëse kështu Rufia e mbron shëndetin e qytetarve të Gostivarit atëherë përfundimisht njeriu ka humbur rrugën në obor të vet.
Dhe në fund pa marr parasysh veprimin jo human të Rufi O. që është duke na mbytur me tymin e bërllokut në Tetovë, ne qytetarët e Tetovës nuk kemi hidhrim me vëllezrit tanë shqiptar të Gostivarit, dhe kurë nuk do të arrihet qëllimi ogurzi i Rufi Osamanit për të fut sherin dhe nxis përçarje në baza lokale Gostivar - Tetovë. Këtë Rufi Osmani nuk do ta shoh as në ëndër.
Thumbs Up Thumbs Down
per astrit gv më 23/12/2009 21:07:15
avatar
Nuk di si ta spjegoj gjendjen tende me fjalor civilizues dhe per kete nuk do te them dicka, ka dhe kishte me mijera zgjidhje tjera si p.sh afat kalimtar, fonde nga qeveria/nderkombetare e pastaj te nderpitet pranimi i berllogut si mase e extreme e fundit. Berllogu nuk shkonte ne qytet te GV por rrethine dhe nuk eshte pune inatesh. Sipas logjikes tende tash te duhet te veproj kunder Gv ne sfera tjera...qesharake dhe stupide. Si fund , edhe prof. Rufi Osmani ka shume shuume pergjegjesi per kete , mezi pres t'i kerkoj dhe votat e tetovareve se i dijme ambicjet qe i ka, se paku perkrahjen time me NUK E KA. E KSIHTE PO NUK E KA.
Thumbs Up Thumbs Down
astrit-gv më 22/12/2009 10:53:07
avatar
nuk mund ta kuptoj dhe e pyes ketu kete personin Asan Geci te me sqaroj se per cfar arsye Rufi Osmani duhet te ju kerkoj falje tetovareve dhe pse duhet ta pranoj berllokun e Tetoves a??pse nuk e beni deponine tuaj ose nqoftese nuk doni ta mbani berllokun atje ather paguani zotri se ne nuk ju kemi borxh ta pranojm berllokun tuaj...
Thumbs Up Thumbs Down
Florent më 21/12/2009 16:24:30
avatar
Realiteti i Tetoves, me ngjet njelloj sikur te jetojme ne kohen e luftes se dyte boterore, ne getot e gjermanise naziste, sikur e tere Tetova te jete nje kamp i tere perqendrimi, dhe te gjith per dallim nga gjermanet, ktu skemi seleksionim, te gjith te akuzuar me denim me vdekje; rrethim, koncentrim i vendqendrimit, mbyllje dhe leshimi i gazit vdekje prures, ne kete rast tymi kancerogjen i deponise se vene ne zjarr.
Per hajr semundjet. Durim, duroj, durova. Hit moto e cdo gjenerate.
Thumbs Up Thumbs Down
GLADIO më 20/12/2009 14:49:59
avatar
Partite politike jo rastesisht jane produkt i po ketyre qytetareve. Nese edhe 10% e ketyre 200.000 qytetareve nuk jan ne gjendje qe veten ta ndjejne si taksapagues qe kerkojne llogari, nese ne mes te 200.000 deleve nuk mund te dalin disa dele te zeza per te be presion te orkestruar mbi pushtetet lokale e qendrore atehere e meritojne kete katastrofe qe e trajtojne me koken ne zall...
Thumbs Up Thumbs Down
denis më 20/12/2009 14:41:21
avatar
Nuk me vjen cudi pasi qe dihet se te gjitha investimet shkojn ne Maqedonine Lindore kurse Tetoven nuk mundemi ta pastrojme nga berllogu,por deri sa te vetdisohet populli yne dhe politikanet tane qofte Aliu,Menduhi,Imeri etj nuk do te na shkoje mire por duhet qe te ardhurat nga vetadministrimi lokal te mos dergohen ne Shkup por ti mbeten Tetoves dhe se ne mund te jetojme edhe pa kryeqitetin.rroft Tetova rrofshin shqiptaret poshte tradhetaret.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 19 | shfaqen: 1 - 15

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga iReport
Previous
image
Ushtarët, ankesa për pagat
Ju njoftojmë se u bene 2 muaj, dhe ende nuk na ka bere pagesën -rrogat, ministria e financave , neve ushtareve , apo ambasadoreve siç ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com