-
(210)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(56)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
306 mijë nxënës filluan vitin e ri shkollor
Fytyra të buzëqeshura vëreheshin sot tek të gjithë nxënësit të cilët filluan vitin e ri shkollor. Një pamje tjetër të veçantë ofronin fëmijët e klasës së parë të cilët sot u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
“Jam gëzuar shumë edhe kam me mësua shumë.”
“E kam Isra emrin, kam ardh klasa e parë, jam gëzua shumë që kam hy në shkollë. Kam ble çantë, fletore.”
“Unë kam ardh klasa e parë, ka me mësua me shoqe edhe kam me luajt. Kam ble çantë, jam bë gati për shkollë edhe ka me i mësua krejt mësimet.”
Për dallim nga të vegjlit, ata të ciklit të lartë u shprehën se kishin pushuar mjaft dhe se janë të përgatitur për këtë vit shkollor.
“Jam i gëzueshëm që fillojmë shkollën dhe që jam klasa e pestë dhe duhet të mësojë më shumë, dhe ta mbarojmë klasën e pestë me nota të mira”.
“Kam pushuar mjaft, tash ka me ul klasa e pestë dhe dua që të mësoj më shumë.”
“Jam bë gati, kam marrë stilografë, lapsa e tjera sene, jam klasa e pestë 9 vjeçare”.
Urim për një vit të mbarë shkollor dha edhe ministri i arsimit Nikolla Todorov, nga shkolla e mesme profesionale “Moshe Pijada” në Jegunovcë. Todorov përmendi rrëzimin e vendimit të tij nga Gjykata Kushtetuese, për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, por theksoi se dikasteri i tij, ende po punon strategjinë për mësimin e gjuhëve.
Sinkron: Nikolla Todorov, ministër i arsimit
“Bashkë me zv/ kryeministrin Ademi dhe ambasadorin Herero punojmë në strategjinë për arsim të integruar, për të cilën do të kisha apeluar që mos kuptohet vetëm si strategji në të cilën është parashikuar mësim i gjuhës maqedonase. Ajo është një strategji e përgjithshme me të cilën do të mundohemi që të gjithë së bashku t‘i arrijmë këto qëllime për arsim më të mirë dhe më të integruar në Maqedoni.
Viti i ri shkollor sot filloi për 306 mijë nxënës, prej tyre 212 mijë në shkollën fillore dhe 94 mijë në shkollat e mesme. Ndërsa për herë të parë në bankat e shkollës,u ulën 23 mijë fëmijë. Melihate Rustemi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin