Fillimi | Lajme | “Gjeografia skandaloze”, edhe një vit në duart e nxënësve shqiptarë

“Gjeografia skandaloze”, edhe një vit në duart e nxënësve shqiptarë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nxënësit e vitit të dytë të shkollave të mesme edhe këtë vit shkollor do të mësojnë nga libri i gjeografisë, përmbajtja e të cilit vlerësohet skandaloze dhe fyese për shqiptarët. Ministri i arsimit Nikolla Todorov gjatë takimit me gazetarë tha se viti shkollor do të startoj më 1 shtator bashkë me ato tekste shkollore të cilat janë përdorur edhe viteve të kaluara, duke përjashtuar vetëm librin “Shoqëria” për klasat e pesta i cili për shkak të gabimeve të shumta, para disa ditëve u tërhoq nga përdorimi ndërsa ndaj tre recensentëve të tij është duke u përgatitur padia për kompensimin e dëmit të shkaktuar. Todorov njëkohësisht njoftoi formimin e komisioneve të cilat do të shqyrtojnë librat nga klasa e parë deri në të pestën si dhe komisione për shqyrtimin e librave për shkollat e mesme.
“Formimi i komisioneve nuk është i lidhur me vitin shkollor. Viti shkollor fillon të mërkurën më 1 shtator sikur edhe çdo vit të kaluar. Do të mësohet nga librat me të cilat është mësuar edhe viteve të kaluara, para 3 ose 5 viteve. Ndërsa ekipet formohen për të vlerësuar nëse librat të cilat kanë qenë në përdorim gjatë gjithë këtyre viteve, përmbajnë ose jo gabime në brendësinë e tyre, padrejtësi dhe gjëra të gabuara dhe në bazë të tyre të sillen vendime. Pra, me kërkesën time do të shqyrtohen edhe librat e shkollës së mesme”, deklaroi ministri i arsimit Nikolla Todorov.
Ndërkohë përmbajtja skandaloze e librit të gjeografisë ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Së fundit Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkoi tërheqjen dhe revidimin e të gjitha librave e posaçërisht librin e gjeografisë edhe atë nga një komision i veçantë ku do të përfshihen njerëz kompetente nga institucionet kulturore,edukative e arsimore shqiptare. Shoqata e Botuesve Shqiptar thotë se situata e krijuar është pasojë e injorimit të vazhdueshëm që i është bërë kërkesave për evitimin e gabimeve në tekstet shkollore.
 “Fatkeqësisht veshët e shurdhër tek të cilët ne kemi hasur në vitin 2000 kanë mbetur të tillë akoma edhe sot. Por shpresojmë se gabimet me ofendimet e shqiptarëve në disa libra do të ndikojnë në rend të parë te politikanët shqiptar”, tha  Muhamet Murtezi, Kryetar i Shoqatës së botuesve shqiptarë.
 Reagimet në opinion erdhën pasi Alsat-M, zbuloi se në librin e gjeografisë për vitet e dyta të shkollave të mesme, thuhet se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë. Gjithashtu në këtë libër me përmbajtje skandaloze thuhet se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome.  Melihate Rustemi

Subscribe to comments feed Komente (3 dërguar):

Phidan më 29/08/2010 17:42:05
avatar
Ti bojkotojn Ort E Gjeografis ska rrug dalje tjeter...
Ne n'Vitin e 2-t kemi pas histori per Maqedonin me msu...Profi ka than une historin e maqedonit se spjegoj edhe tan vitin e kemi lirgjeru Historin e Popullit Shqiptar...Edhe kjo Mundet ne kesi lloj menyrash me u zgjedh
Thumbs Up Thumbs Down
bllabllablla më 29/08/2010 16:38:56
avatar
huhuhuhu jo edhe simjet po edhe shum vjet do mesojm me ket liber ne ju kisha lut kret nxensve qe mos e mbajn oren e gjografis deri sa te boet libri i ri me ket liber le te mesoj AHMETI-THACI-AY TURQELIU YMERI...
Thumbs Up Thumbs Down
Ilirida-Mk më 29/08/2010 14:22:27
avatar
Falimenderit ALSAT-M,per reagimet dhe guximin qe keni per zbulimin dhe abuzimet qe ju behen shqiptareve ketu.Duhet te kuptojme se jetojme ne kohen e demokracise liberale,ku nuk lejohen gjera te tilla,por punen qe duhet ta bejne partite politike,fatkeqesisht kete bare e merni ju mbi supe.Ju falimenderojme per punen qe beni.Por pas kesaje nje detyre ju ngel nxenesve dhe profesoreve qe te bojkotojne kete liber,e te perdorin tekste te gjeografise nga Shqiperia ose Kosova deri ne botimin e nje libri te ri,ku nuk do te perseriten gabime te tilla te qellimshme.SUKSESE ALSAT-M
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 3 | shfaqen: 1 - 3
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme
Previous
image
Gruevski në Kinë takohet me kolegun kinez Ven Xhiabao
Kryeministri Nikolla Gruevski i cili po qëndron për vizitë politike-ekonomike në Republikën Popullore të Kinës, sot do të takohet me kolegun e vet, kryeminsitrin kinez ...
image
Borisov: ‘Kur kishit nevojë ju dhamë edhe armë’
Maqedonia po punon kundër vetvetes. Përkundër kontestit me Greqinë, Maqedonisë po i del problem edhe me Bullgarinë. Këtë herë për historinë. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ...
image
Izet Mexhiti, 'Ambasador i Paqes'
  Kryetari i Komunës së Çiairit, z. Izet Mexhiti, emërohet Ambasador i Paqes nga ana e Federatës Universale e Paqes. Ceremonia e emërimit të Ambsadorëve të ...
image
‘Serbët si Brejviku’, pezullohet prezantuesi
Pezullohet nga puna prezantuesi i njohur, Gert Filking i cili këtyre ditëve  në programin e tij në Radio1, Sërbët i krahasoi me terroristin norvegjez dhe ...
image
Velanoski: ‘Parlamenti, mendimi i opinionit’
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Velanoski, me ftesë nga Eva Kpaz, kryetare e parlamentit të Republikës së Polonisë dhe Bogdan Borisheviq, kryetar ...
image
Xhaferri: ‘Vrasjes nuk duhet ti jepen konotacione etnike’
Ngjarja e fundit tragjike me vrasjen e 5 të rinjve maqedonas nuk ka dridhur vetëm Maqedoninë por ka shkaktuar shqetësime edhe në rajon.Përfaqësuesit politik bullgarë ...
image
Topi vizitë tre ditore në Maqedoni
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi nis sot një vizitë tre ditore në Maqedoni. Gjatë qëndrimit në Shkup, presidenti Topi do të pritet në ...
image
Hashim Thaçi: ‘U bëj thirrje për qetësi dhe tolerancë’
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë për urtësi, maturi dhe tolerancë ndërqytetare. Ai ka kërkuar nga qytetarët ...
image
Kryeministri i Kosovës ngushëlloi homologun maqedonas
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve të Maqedonisë. “Shkëlqesia juaj, ...
image
Mediat maqedonase injorojnë telegramet nga Kosova dhe Shqipëria
Dy ditëve të fundit asnjë nga telegramet ngushëlluese të dërguara në adresë të presidentit, kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror, por edhe reagimet dhe shqetësimet ...
image
Jahjaga ngushëllon presidentin maqedonas
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut të Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve, në afërsi të ...
image
Tirana shpreh keqardhje për vrasjet
Me anë të një njoftimi për shtyp Ministria e Jashtme e Shqipërisë shprehu sot keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smillkovcë. Ministria ...
image
Anxhelina Zholi dhe Bred Pit drejt martesës?!
Pas 7 vitesh së bashku dhe 6 fëmijëve, duket se Anxhelina Zholi dhe Bred Pit janë më në fund gati për të hyrë në një ...
image
Turqia, ngushëllime për vrasjen
Edhe Ambasada e Turqisë në Maqedoni shpreh keqardhjen për vrasjen e pesëfishtë në Smillokovcë. ‘U shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave’- thuhet përmes një komunikate të ...
image
Bangladeshi afër njohjes së Kosovës
Bangladeshi është në prag të njohjes së Kosovës. Kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina ka bërë të ditur se qeveria e saj po shqyrton seriozisht njohjen ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com