Fillimi | Lajme | “Gjeografia skandaloze”, edhe një vit në duart e nxënësve shqiptarë

“Gjeografia skandaloze”, edhe një vit në duart e nxënësve shqiptarë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nxënësit e vitit të dytë të shkollave të mesme edhe këtë vit shkollor do të mësojnë nga libri i gjeografisë, përmbajtja e të cilit vlerësohet skandaloze dhe fyese për shqiptarët. Ministri i arsimit Nikolla Todorov gjatë takimit me gazetarë tha se viti shkollor do të startoj më 1 shtator bashkë me ato tekste shkollore të cilat janë përdorur edhe viteve të kaluara, duke përjashtuar vetëm librin “Shoqëria” për klasat e pesta i cili për shkak të gabimeve të shumta, para disa ditëve u tërhoq nga përdorimi ndërsa ndaj tre recensentëve të tij është duke u përgatitur padia për kompensimin e dëmit të shkaktuar. Todorov njëkohësisht njoftoi formimin e komisioneve të cilat do të shqyrtojnë librat nga klasa e parë deri në të pestën si dhe komisione për shqyrtimin e librave për shkollat e mesme.
“Formimi i komisioneve nuk është i lidhur me vitin shkollor. Viti shkollor fillon të mërkurën më 1 shtator sikur edhe çdo vit të kaluar. Do të mësohet nga librat me të cilat është mësuar edhe viteve të kaluara, para 3 ose 5 viteve. Ndërsa ekipet formohen për të vlerësuar nëse librat të cilat kanë qenë në përdorim gjatë gjithë këtyre viteve, përmbajnë ose jo gabime në brendësinë e tyre, padrejtësi dhe gjëra të gabuara dhe në bazë të tyre të sillen vendime. Pra, me kërkesën time do të shqyrtohen edhe librat e shkollës së mesme”, deklaroi ministri i arsimit Nikolla Todorov.
Ndërkohë përmbajtja skandaloze e librit të gjeografisë ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Së fundit Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkoi tërheqjen dhe revidimin e të gjitha librave e posaçërisht librin e gjeografisë edhe atë nga një komision i veçantë ku do të përfshihen njerëz kompetente nga institucionet kulturore,edukative e arsimore shqiptare. Shoqata e Botuesve Shqiptar thotë se situata e krijuar është pasojë e injorimit të vazhdueshëm që i është bërë kërkesave për evitimin e gabimeve në tekstet shkollore.
 “Fatkeqësisht veshët e shurdhër tek të cilët ne kemi hasur në vitin 2000 kanë mbetur të tillë akoma edhe sot. Por shpresojmë se gabimet me ofendimet e shqiptarëve në disa libra do të ndikojnë në rend të parë te politikanët shqiptar”, tha  Muhamet Murtezi, Kryetar i Shoqatës së botuesve shqiptarë.
 Reagimet në opinion erdhën pasi Alsat-M, zbuloi se në librin e gjeografisë për vitet e dyta të shkollave të mesme, thuhet se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë. Gjithashtu në këtë libër me përmbajtje skandaloze thuhet se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome.  Melihate Rustemi

Subscribe to comments feed Komente (3 dërguar):

Phidan më 29/08/2010 17:42:05
avatar
Ti bojkotojn Ort E Gjeografis ska rrug dalje tjeter...
Ne n'Vitin e 2-t kemi pas histori per Maqedonin me msu...Profi ka than une historin e maqedonit se spjegoj edhe tan vitin e kemi lirgjeru Historin e Popullit Shqiptar...Edhe kjo Mundet ne kesi lloj menyrash me u zgjedh
Thumbs Up Thumbs Down
bllabllablla më 29/08/2010 16:38:56
avatar
huhuhuhu jo edhe simjet po edhe shum vjet do mesojm me ket liber ne ju kisha lut kret nxensve qe mos e mbajn oren e gjografis deri sa te boet libri i ri me ket liber le te mesoj AHMETI-THACI-AY TURQELIU YMERI...
Thumbs Up Thumbs Down
Ilirida-Mk më 29/08/2010 14:22:27
avatar
Falimenderit ALSAT-M,per reagimet dhe guximin qe keni per zbulimin dhe abuzimet qe ju behen shqiptareve ketu.Duhet te kuptojme se jetojme ne kohen e demokracise liberale,ku nuk lejohen gjera te tilla,por punen qe duhet ta bejne partite politike,fatkeqesisht kete bare e merni ju mbi supe.Ju falimenderojme per punen qe beni.Por pas kesaje nje detyre ju ngel nxenesve dhe profesoreve qe te bojkotojne kete liber,e te perdorin tekste te gjeografise nga Shqiperia ose Kosova deri ne botimin e nje libri te ri,ku nuk do te perseriten gabime te tilla te qellimshme.SUKSESE ALSAT-M
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 3 | shfaqen: 1 - 3

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme
Previous
image
Stefanoviq: ‘Beogradi i hapur për dialog’
Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut  me Kosovën dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët. ...
image
Prishtinë, vdes një shtetas i Maqedonisë
Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht, ai ka vdekur në Veternik, ku Policia e Kosovës e ka gjetur të vdekur në ...
image
Burns: Serbia patjetër ta njohë realitetin e Kosovës
“Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua ...
image
Tirana dënon aktet tensionuese
Ministria e jashtme e Shqipërisë reagoi për ngjarjet e fundit tensionuese në Maqedoni. Në një komunikatë, theksohet se akti i djegies së ambienteve të një ...
image
Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit
Shqipëria pritet t'i nisë një notë-proteste Qeverisë së Maqedonisë për përmbajtjen e pamjeve të vendosura në harkun "Porta Maqedonia", elementë të së cilës i referohen ...
image
‘Milioneri’, nga java e ardhshme me dizajn të ri
Të nderuar teleshikues ju njoftojmë se nga java tjetër milioneri realizohet në studio të re me dizajnin më të ri. Ky dizajn për herë të ...
image
Vendet e Ballkanit Perëndimor të hynë në BE dhe NATO
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe SHBA-ja duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje në ...
image
Shqipëria paralajmëron notë proteste ndaj Maqedonisë!
Pas Athinës zyrtare, sot notë proteste paralajmëroi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, madje jo vetëm për përmbajtjet në 32 relievet e portës ‘Maqedonia’ të ...
image
Bora mban pushtuar gjithë rajonin
Të mbuluar nga bora e javës së kaluar, nuk janë vetëm disa nga fshatrat malore të Maqedoni. Shembuj të tillë ka mjaft edhe në shtetet ...
image
Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën
Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë ...
image
Gligorov pa ceremoni zyrtare u përcoll për në banesën e fundit
Presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov u përcoll sot në varrezat Butel të Shkupit. Varrimi, më kërkesë të të ndjerit ishte familjar, dhe pa ...
image
Hillari Klinton ngushëllon familjen e Gligorovit
“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e Kiro Gligorovit, presidentit të parë te Republikës të Maqedonisë të pavarur.  Ai ishte patriot dhe burrë shteti ...
image
Senakos, familja Aliu jeton në varfëri të skajshme
Në kushte të vështira dhe pa gjërat më elementare për jetë, por vetëm në një dhomë prej 9 metra katror, pa izolim pa dritare dhe ...
image
Letërnjoftimet e vjetra vlejnë deri më 27 shkurt
Qytetarët që akoma nuk i kanë zëvendësuar letërnjoftimet e vjetra, me ato biometrike këtë do të mund ta bëjnë deri më 27 shkurt të vitit ...
image
Vjenë, bileta për koncertin edhe për 9.300 euro!
Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës, me të cilin tradicionalisht më 1 Janar Austria hyn në vitin e ri dhe transmetimin televiziv ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com