- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Armeni, observatori i lashtë
Kjo shkretëtirë, gjysma prej guri, e cila ndodhet rreth 200 km nga kryeqyteti i Armenisë, Erevan, është e mundur që të fshehë në vetvete një nga observatorët më të vjetër në botë. Kështu të paktën vlerësojnë një pjesë e shkencëtarëve në këtë vend të Kaukazit. Sipas tyre, lokaliteti arkeologjik Karahunj, në fakt që në Epokën e Gurit është përdorur për vëzhgimin e yjeve, hënës dhe diellit. Për të pohojnë se është shumë më i vjetër se sa më të njohurit deri më tani. Për të qenë më të qartë, Stounhenxhi në Britani është rreth 4500 vjet i vjetër. Kokino tek ne ka rreth 3800 vjet, dhe renditet si observatori i katërt më i vjetër në botë. Por, tani armenët janë duke luftuar për të paktën vendin e dytë. Ata thonë se lokaliteti Karahunj është rreth 7500 vjet i vjetër. Dhe jo vetëm atë. Ata shohin edhe lidhje të ngushtë mes Egjiptit, Stounhenxhit dhe këtij vendi.
"Distanca midis Stounhenxhit dhe piramidave në Egjipt, si dhe distanca e Stounhenxhit dhe Karahunj është praktikisht e njëjtë! Të tre monumentet së bashku formojnë një trekëndësh barabrinjës", tha Gurgen Vardanijan, shkencëtar.
Rastësi apo jo, shkencëtarët kanë hapur një vend për ta punuar.
Fjala armene “karahunj" do të thotë "gurë që flet". Ka rreth 50 gurë. Në to mund të shihet vrima të gdhendura, përmes të cilëve janë vërejtur trupat qiellorë, ose ndryshimet e hënës, barazimi i ditës dhe natës gjatë verës dhe disa pika ku perëndon Dielli. Këtë vend tashmë e kanë vizituar shkencëtarë gjerman dhe britanik. Çfarëdo që do të del në fund, Armenia ka fituar një histori interesante turistike për të gjithë dashamirët e mistereve të lashta. Ivan Bllazhevski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


