-
(210)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(56)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
USHT dhe ITKSH në Maqedoni, thellojnë bashkëpunimin
Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITKSH) sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferën e procesit kulturor-arsimor dhe hulumtimeve kërkimore-shkencore. Përfaqësuesit e dy institucioneve, theksuan se marrëveshja ka për qëllim përpilimin dhe hartimin e projekteve me interes të përbashkët e që do të jenë në shërbim të zhvillimit dhe përparimit të kulturës, shkencës dhe arsimit shqip në Maqedoni.
“I gjithë potenciali shkencor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, shkencëtarët e katedrës së gjuhës shqipe dhe letërsisë si dhe hulumtuesit dhe shkencëtarët në katedrën e historisë në rend të parë si dhe studentët, këta do të bashkëpunojnë në mes veti. Por do ti keni gjithashtu në dispozicion edhe studentët më të rinj vetëm e vetëm që kjo marrëveshje bashkëpunimi të mos ngel në letër por ti jep frytet e saja ashtu siç kërkohet prej një institucioni siç është USHT, ashtu siç kërkohet prej një institucioni siç është Instituti I trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni”, tha Agron Reka, rektor i USHT-së
“Me vullnet të mirë dhe me ndihmesë nga qeveria financiarisht do t’ia dalim të kryejmë punë të mëdha qoftë në bashkëpunim me universitetin tuaj, qoftë në hulumtime në teren, sepse hulumtimet në teren në pjesën e banuar nga shqiptarët janë bërë shumë pak ose aspak, qoftë nga gjuha, qoftë nga folklori, qoftë nga etnologjia, arkeologjia etj. Do të bëjmë projekte të përbashkëta nga lëmi i historisë, i arkeologjisë, gjuhësisë, letërsisë, folklorit”, theksoi Ramiz Abdyli, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni. Melihate Rustemi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin