- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Filloi regjistrimi për studentët e rinj
Turmë e madhe e maturantëve sot vërehej nëpër univerzitetet shtetërore të vendit për tu rregjistruar në një nga fakultetet që kishin zgjedhur. Ata u shprehën se nëpër të gjitha drejtimet kishte interesim të mjaftueshëm, duke shpresuar që edhe ata të bëhen pjesë e listës pranuese.
“Për gjuhën frënge, Fakulteti Filologjik, ishte dëshira ime. Mendoj se interesimi është tepër i madh por presim që të konkurojnë edhe më shumë studentë. Unë pres që të kem më shumë sukses”.
Në degën e Shkupit të Univerzitetit shtetëror të Tetovës vërehej tollovi e madhe për ti dorzuar dokumentet për regjistrim. Edhe pse ekipi ynë nuk u lejua që të regjistrohet kjo situatë, të njëjtën gjë e dëshmuan konkuruesit.
“Shumë tollovi nuk po mundë të regjistrohem”.
“Ende nuk jam regjistrua, për në Tetovë se këtu nuk ka mjekësi, atje duhet me shku tash. Sigurisht se do të pranohem. Lir është po për dikë që nuk ka edhe kjo shtrenjtë duket”.
Interesim I njejtë vërehej edhe në Universitetin shtetëror të Tetovës.
“Kam zgjedhur gazetarinë dhe mendoj se është drejtimi më I mirë për mua, pres të pranohem fillimisht dhe të bëj karier të mirë, ka kushte të mira dhe për këtë arsye kam ardhur këtu”.
“Pedagogjinë kam zgjedhur për një të ardhme më të mirë më të preferuar dhe mendoj të vazhdoj mëtutje. Nuk besoj që kemi shumë konkurrencë”.
“Interesimi I studentëve për regjistrim në USHT është për ta përshëndetur, dhe ky proces zhvillohet normalisht. Vlen të theksohet se aplikimi për regjistrim për studime deridiplomike në Universitetin tonë zhvillohet sikurse në Tetovë poashtu edhe në fakultetet e disperzuara, mendojmë se do arijmë të realizojmë parashikimet tona për regjistrimin e 4465 studentëve për vitin akademik 2010 2011”, tha Selam Sulejmani, zëdhënës i USHT-së.
Afati I parë I rregjistrimit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme për të pranuar të gjithë ata maturantë të cilët kanë kaluar maturën shtetërore. Ndërkohë sic u njoftua ditë më parë në Universitetetet shtetërore në vend gjithsejt ka 27.046 vende të lira për vitin akademik 2010-2011. Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup 12.000 vende të lira, në USHT 4.500, në Manastir 4.300, në Shtipit 6.000 dhe në Ohër ka 300 vende të lira për regjistrim. Risi për këtë vit është se është rritur kuotat për studime, ndërkohë që janë ulur participimet 200 dhe 400 euro.
Melihate Rustemi
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


