Fillimi | Lajme | Filloi regjistrimi për studentët e rinj

Filloi regjistrimi për studentët e rinj

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Turmë e madhe e maturantëve sot vërehej nëpër univerzitetet shtetërore të vendit për tu rregjistruar në një nga fakultetet që kishin zgjedhur. Ata u shprehën se nëpër të gjitha drejtimet kishte interesim të mjaftueshëm, duke shpresuar që edhe ata të bëhen pjesë e listës pranuese.
“Për gjuhën frënge, Fakulteti Filologjik, ishte dëshira ime. Mendoj se interesimi është tepër i madh por presim që të konkurojnë edhe më shumë studentë. Unë pres që të kem më shumë sukses”.
Në degën e Shkupit të Univerzitetit shtetëror të Tetovës vërehej tollovi e madhe për ti dorzuar dokumentet për regjistrim. Edhe pse ekipi ynë nuk u lejua që të regjistrohet kjo situatë, të njëjtën gjë e dëshmuan konkuruesit.
“Shumë tollovi nuk po mundë të regjistrohem”.
“Ende nuk jam regjistrua, për në Tetovë se këtu nuk ka mjekësi, atje duhet me shku tash. Sigurisht se do të pranohem. Lir është po për dikë që nuk ka edhe kjo shtrenjtë duket”.
Interesim I njejtë vërehej edhe në Universitetin shtetëror të Tetovës.
“Kam zgjedhur gazetarinë dhe mendoj se është drejtimi më I mirë për mua, pres të pranohem fillimisht dhe të bëj karier të mirë, ka kushte të mira dhe për këtë arsye kam ardhur këtu”.
“Pedagogjinë kam zgjedhur për një të ardhme më të mirë më të preferuar dhe mendoj të vazhdoj mëtutje. Nuk besoj që kemi shumë konkurrencë”.
“Interesimi I studentëve për regjistrim në USHT është për ta përshëndetur, dhe ky proces zhvillohet normalisht. Vlen të theksohet se aplikimi për regjistrim për studime deridiplomike në Universitetin tonë zhvillohet sikurse në Tetovë poashtu edhe në fakultetet e disperzuara, mendojmë se do arijmë të realizojmë parashikimet tona për regjistrimin e 4465 studentëve për vitin akademik 2010 2011”, tha Selam Sulejmani, zëdhënës i USHT-së.
Afati I parë I rregjistrimit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme për të pranuar të gjithë ata maturantë të cilët kanë kaluar maturën shtetërore. Ndërkohë sic u njoftua ditë më parë në Universitetetet shtetërore në vend gjithsejt ka 27.046 vende të lira për vitin akademik 2010-2011. Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup 12.000 vende të lira, në USHT 4.500, në Manastir  4.300, në Shtipit 6.000 dhe në Ohër ka 300 vende të lira për regjistrim. Risi për këtë vit është se është rritur kuotat për studime, ndërkohë që janë ulur participimet  200 dhe 400 euro. 

Melihate Rustemi 

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme
Previous
image
Stefanoviq: ‘Beogradi i hapur për dialog’
Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut  me Kosovën dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët. ...
image
Prishtinë, vdes një shtetas i Maqedonisë
Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht, ai ka vdekur në Veternik, ku Policia e Kosovës e ka gjetur të vdekur në ...
image
Burns: Serbia patjetër ta njohë realitetin e Kosovës
“Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua ...
image
Tirana dënon aktet tensionuese
Ministria e jashtme e Shqipërisë reagoi për ngjarjet e fundit tensionuese në Maqedoni. Në një komunikatë, theksohet se akti i djegies së ambienteve të një ...
image
Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit
Shqipëria pritet t'i nisë një notë-proteste Qeverisë së Maqedonisë për përmbajtjen e pamjeve të vendosura në harkun "Porta Maqedonia", elementë të së cilës i referohen ...
image
‘Milioneri’, nga java e ardhshme me dizajn të ri
Të nderuar teleshikues ju njoftojmë se nga java tjetër milioneri realizohet në studio të re me dizajnin më të ri. Ky dizajn për herë të ...
image
Vendet e Ballkanit Perëndimor të hynë në BE dhe NATO
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe SHBA-ja duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje në ...
image
Shqipëria paralajmëron notë proteste ndaj Maqedonisë!
Pas Athinës zyrtare, sot notë proteste paralajmëroi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, madje jo vetëm për përmbajtjet në 32 relievet e portës ‘Maqedonia’ të ...
image
Bora mban pushtuar gjithë rajonin
Të mbuluar nga bora e javës së kaluar, nuk janë vetëm disa nga fshatrat malore të Maqedoni. Shembuj të tillë ka mjaft edhe në shtetet ...
image
Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën
Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë ...
image
Gligorov pa ceremoni zyrtare u përcoll për në banesën e fundit
Presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov u përcoll sot në varrezat Butel të Shkupit. Varrimi, më kërkesë të të ndjerit ishte familjar, dhe pa ...
image
Hillari Klinton ngushëllon familjen e Gligorovit
“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e Kiro Gligorovit, presidentit të parë te Republikës të Maqedonisë të pavarur.  Ai ishte patriot dhe burrë shteti ...
image
Senakos, familja Aliu jeton në varfëri të skajshme
Në kushte të vështira dhe pa gjërat më elementare për jetë, por vetëm në një dhomë prej 9 metra katror, pa izolim pa dritare dhe ...
image
Letërnjoftimet e vjetra vlejnë deri më 27 shkurt
Qytetarët që akoma nuk i kanë zëvendësuar letërnjoftimet e vjetra, me ato biometrike këtë do të mund ta bëjnë deri më 27 shkurt të vitit ...
image
Vjenë, bileta për koncertin edhe për 9.300 euro!
Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës, me të cilin tradicionalisht më 1 Janar Austria hyn në vitin e ri dhe transmetimin televiziv ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com