Fillimi | Lajme | Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas së bashku ndjekin mësimin e informatikës

Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas së bashku ndjekin mësimin e informatikës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Përderisa më të vjetrit zhvillojnë debate për çështje me karakter ndëretnik, nxënësit e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” nga Struga janë dëshmi e mjaftueshme se të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas dinë të mësojnë dhe të jetojnë bashkë. Rreth tridhjetë nxënës nga të dy etnitetet çdo të hënë dhe të enjte ndjekin bashkë mësimet në orën e informatikës. Profesoresha Blerta e cila programin mësimor e ligjëron në të dy gjuhët thotë se edhe pse ka vështirësi, megjithatë është kënaqësi të shohësh se fëmijët përveç që e duan lëndën, dinë të shoqërohen dhe të mësojnë ndonjë fjalë nga gjuha e palës tjetër.
“Kemi pak problem sepse ligjërata është edhe në maqedonisht edhe në shqip dhe pikërisht për këtë kemi probleme me fjalitë, termet dhe gjërat tjera, por rezultat megjithatë ka”, tha Blerta Polisi, mësuese e informatikës.
Nxënësit thonë se rregullisht vijnë në orë dhe se kjo është mënyrë e mirë nëse jo jashtë orëve, ët paktën në shkollë të kalojnë kohën bashkë me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë ose maqedonas.
“Mua këtu më pëlqen shumë, sepse mësojmë në të dy gjuhët, edhe në shqip edhe maqedonisht. Pak është vështirë por mirë është”, tha nxënësja Qëndresa Kala.
“Në grupin tonë deri më tani kemi bërë së paku dhjetëra blogje. Shqip kam mësuar pak. Shoqërohemi me bashkëmoshatarët shqiptar gjatë orëve, por shihemi edhe në kohën e pushimeve”, tha nxënësja Daniella Nestoroska.
“Këtu kam shokë dhe jam i kënaqur me ta. Shumë më pëlqen mësimi, atmosfera dhe shokët”, tha nxënësi Dritëro Dauti.
“Shumë më pëlqen kursi i informatikës dhe jam e kënaqur se si realizohet mësimi”, tha nxënësja Almira Rizai.
“Këtuë shtë shumë bukur. Shoqërohemi me paralelen shqiptare, bashkërisht bëjmë projekte. Ndërsa neve nuk na paraqet problem fakti që mësimet i ndjekim edhe në gjuhën shqipe”, tha nxënësi Hristijan Razmoski.
Projekti është i financuar nga Ambasada e Norvegjisë në Maqedonisë ndërsa realizohet me ndihmë e Organizatës joqeveritare In&Out. Qëllimi i gjithë kësaj është mësimi i dy gjuhëve.

Miki Trajkovski

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme
Previous
image
Stefanoviq: ‘Beogradi i hapur për dialog’
Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut  me Kosovën dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët. ...
image
Prishtinë, vdes një shtetas i Maqedonisë
Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht, ai ka vdekur në Veternik, ku Policia e Kosovës e ka gjetur të vdekur në ...
image
Burns: Serbia patjetër ta njohë realitetin e Kosovës
“Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua ...
image
Tirana dënon aktet tensionuese
Ministria e jashtme e Shqipërisë reagoi për ngjarjet e fundit tensionuese në Maqedoni. Në një komunikatë, theksohet se akti i djegies së ambienteve të një ...
image
Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit
Shqipëria pritet t'i nisë një notë-proteste Qeverisë së Maqedonisë për përmbajtjen e pamjeve të vendosura në harkun "Porta Maqedonia", elementë të së cilës i referohen ...
image
‘Milioneri’, nga java e ardhshme me dizajn të ri
Të nderuar teleshikues ju njoftojmë se nga java tjetër milioneri realizohet në studio të re me dizajnin më të ri. Ky dizajn për herë të ...
image
Vendet e Ballkanit Perëndimor të hynë në BE dhe NATO
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe SHBA-ja duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje në ...
image
Shqipëria paralajmëron notë proteste ndaj Maqedonisë!
Pas Athinës zyrtare, sot notë proteste paralajmëroi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, madje jo vetëm për përmbajtjet në 32 relievet e portës ‘Maqedonia’ të ...
image
Bora mban pushtuar gjithë rajonin
Të mbuluar nga bora e javës së kaluar, nuk janë vetëm disa nga fshatrat malore të Maqedoni. Shembuj të tillë ka mjaft edhe në shtetet ...
image
Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën
Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë ...
image
Gligorov pa ceremoni zyrtare u përcoll për në banesën e fundit
Presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov u përcoll sot në varrezat Butel të Shkupit. Varrimi, më kërkesë të të ndjerit ishte familjar, dhe pa ...
image
Hillari Klinton ngushëllon familjen e Gligorovit
“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e Kiro Gligorovit, presidentit të parë te Republikës të Maqedonisë të pavarur.  Ai ishte patriot dhe burrë shteti ...
image
Senakos, familja Aliu jeton në varfëri të skajshme
Në kushte të vështira dhe pa gjërat më elementare për jetë, por vetëm në një dhomë prej 9 metra katror, pa izolim pa dritare dhe ...
image
Letërnjoftimet e vjetra vlejnë deri më 27 shkurt
Qytetarët që akoma nuk i kanë zëvendësuar letërnjoftimet e vjetra, me ato biometrike këtë do të mund ta bëjnë deri më 27 shkurt të vitit ...
image
Vjenë, bileta për koncertin edhe për 9.300 euro!
Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës, me të cilin tradicionalisht më 1 Janar Austria hyn në vitin e ri dhe transmetimin televiziv ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com