Fillimi | Lajme | Analistët: ‘Gruevski po tensionon raportet ndëretnike’

Analistët: ‘Gruevski po tensionon raportet ndëretnike’

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Analistët politikë Ramadani dhe Kocevski, vlerësojnë se Projekti“Shkupi 2014”, mund t’i dëmtojë raportet ndër-etnike në vend. Sipas tyre, kryeministri Nikolla Gruevski me vetëdije po luan me këtë çështje të ndjeshme. Analisti politik Ismet Ramadani, thotë se kjo sjellje e kryeministrit, po fut vendin në situatë të ndërlikuar që e pengon zhvillimin e demokracisë. “Kjo do të thotë se Qeveria, VMRO-DPMNE-ja na bën të qartë të gjithëve se atë që e ka si moto të veprimit të vet, me populizëm dhe nacional-romantizëm të vonuar në një mënyrë do të prezanton edhe në këtë formë duke ndërtuar objekte skulptura dhe duke promovuar projektet që drejtpërdrejtë dëmtojnë marrëdhëniet ndërnacionale dhe ndërfetare”, deklaroi Ismet Ramadani, analist. Edhe publicisti Danillo Kocevski vlerëson se projekti ‘Shkupi 2014’ mund të ndikojë  në marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend. Kocevski kërkon që nëpërmjet bisedimeve të gjendet balancë rreth ndërtimit të objekteve fetare në sheshin e Shkupit. “Duhet të gjejmë ndonjë zgjidhje, e cila do t’i pengonte mosmarrëveshjet ndëretnike që janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë dhe për qytetin e Shkupit si kryeqendër e Maqedonisë. Duhet të gjendet balancë rreth objekteve fetare në shesh, të gjendet balancë ku të gjithë do të jenë të kënaqur. Xhamia ka një traditë”, u shpreh Danillo Kocevski, publicist. Analisti politik Ismet Ramadani nga ana tjetër, vlerëson gjithashtu se subjekti politik shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë duhet ta kushtëzojë Gruevskin me mënyrën e ndarjes së buxhetit, për ta shfrytëzuar për zbutjen e varfërisë, ndërtimin e infrastrukturës, por edhe zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare.

Shkëlzen Aqifi     

Subscribe to comments feed Komente (8 dërguar):

jeta më 13/03/2010 09:00:04
avatar
un mendoj se gruevski lun se ekimi cu ne pushtet ali ametin dhe bashk partiaket e vet e tash gruevski lun me shqiparet site don ai
Thumbs Up Thumbs Down
kumanova më 15/02/2010 19:00:56
avatar
Ne vitin 2001, kur po ofrohej konflikti si rezultat i paknasive te shqiptareve me ate se si trajotoheshin nga regjimi i deri atehershem.... une ju them te drejten dhe mendimin qe kam pas atehere....kam qen krejtesisht kunder nje konflikti edhe pse kan egzistuar shkaqe dhe shkas...por deri ne ate derexhe na paten sjelle partite politike egzistuase te asaj kohe.....me faktin se merrnin pojese ne koalicionin qeveritar ne fome te kukullave,per te mos zgjat me shum edhe pse ka shumcka te thuat....i bej nje veshttrim analitik te atehershmes dmth parta konfliktit dhe asaj pas e posacerisht keaj te tanishmes....shkurt then te i lejohet Gruevskit te ndertoj qendren e Shkupit me parat edhe te shqiptareve, vertet eshte katastrof e madhe,dicka qe nuk perbihet....
PDSH lejoi othodokizmin e Shkupit me lejimin e ndertimit te kryqit ne Vodno....ndersa BDI dhe Ahmeti po lejon maqedonizimin e Shkupit....o njerez,o ju shqipatar, Shkupi, Shkupi nje qytet e gjithhershem shqiptar, nje Shkup qe ne kontinuitet ka qen shqiptar ,te lejohet e te masakrohet me maqedonizma ,vertet eshte e pa lejuar....
o Ahmeti po cka je verbuar more ti....a nuk e shtyn mendjen qe vijn votimet deh duhesh te dalesh para popullit.....o ti mastard i pdsh Halimi.....edhe po te jet qe Tetova te jet qytet kryesor shqiptar nuk duhesh te besh asi cfar gafi idiotik....ti sje per politik more zotri.....dmth shkurt ma shum se tash qe ka shkak per konflikt kurr ska pas....e kete po e bejne ata te cilet e ben shkakun jo egzistues ne 2001....pirrollaju qoft.....
Thumbs Up Thumbs Down
dikushi më 10/02/2010 02:40:45
avatar
Mendimi ime eshte qe shqiptaret ne koalicion te dalin dhe te shtojne akoma presionin dhe tensionet ne Maqedoni, krejt me qellim qe te arrihet deri te nje vullnet paksa me i deshirueshem nga ana e pales maqedonase. Dalja nga koalicioni i BDI ne kete rast eshte e vetmja rrugedalje nga kjo krize qe i kanoset Maqedonise. urejtja nderkombtare eshte ne maksimum, nga te gjitha provokimet e Gruevskit,duhet te tregojme se jemi akoma ketu dhe kemi metoda demokratike per zgjidhjen e problemeve (ate vertetuam edhe me vitin 2001). Nuk duhet te rriten tensionet dhe te shkohet dy hapa mbrapa, se per cdo situate te krijuar ka zgjidhje qofte te mire apo te keqe per ardhmerine ketij shteti artifical.
Thumbs Up Thumbs Down
abidin më 08/02/2010 10:39:30
avatar
OR POLITIKANè SHQIPTAR KINJE MENDEN TE POPULLI SE POPULLI,E JO TE PAREET SE POPULLI JU KA QU Nè PARLAMENT KU E KINI MENDEN SE EDHE NJI ANALFABET E KUPTON SE QYSH INI TU BO ME HESHTJE NUK SHKOHET PèRPARA........
Thumbs Up Thumbs Down
Naim më 08/02/2010 08:48:49
avatar
A nuk po e shohin elitat politike shqiptare se minutat e fundit per Gruevskin po ikin e kshtu qe politikant shqiptar tju bashkohen popullit se pergjegjsi te rend do ken.
Thumbs Up Thumbs Down
cami më 08/02/2010 03:18:32
avatar
Gruevski paska qen CIA i shqiptareve ket duhet ta pranoojm, si do qe te jet ai ne misionin e vet do ti arije qellimet e veta, me buzqeshje te buta, me nji fjalor xhentil, gjithcka shihet se punon anti Shqiptareve, po ku jan ato qe duhet te ken guxim ta mposhtin ket politik, si sherbetor ne koalicion per tendera sic thuhet ne llafet e perditshme, edhe gjat koh do te ngelet ky Gruevski i sterfuqishem deri sa guximi mungon....pershendetje.
Thumbs Up Thumbs Down
Enver Basel CH më 07/02/2010 23:52:48
avatar
SHBA_te kane per qellim qe ta shkatrrojne VMRO, kete e filluan me Georgievskin dhe do ta perfundojn me Grujevskin, Sa her qe vjene ne pushtet VMRO-ja ndodhen mosmarrveshje nderetnike, Te gjithe e dime qe nje shtet ku ka pas konflikt nuk mund te mbijetoje me si shtet pa marreparasyshe marrveshjet. Kot eshte Maqedonia duhet te ndahet heret ose vone.
Nje mesazhe per politikanet shqiptare: BEHENI BASHKE QE MOS MUNDET KUSH ME JU THY!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Agim më 07/02/2010 19:53:29
avatar
Gruevski, mos harro se shtetet shkaterrohen me se lehti nga brenda. Nejse, ti tash je pinjoll i SHBA-ve, ata si duket qellimisht po te lene te luash keshtu, qe me ne fund te futesh ne gracke...Sidoqofte, ne jemi ata qe kemi favor e jo ti...
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 8 | shfaqen: 1 - 8

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme
Previous
image
Stefanoviq: ‘Beogradi i hapur për dialog’
Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut  me Kosovën dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët. ...
image
Prishtinë, vdes një shtetas i Maqedonisë
Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht, ai ka vdekur në Veternik, ku Policia e Kosovës e ka gjetur të vdekur në ...
image
Burns: Serbia patjetër ta njohë realitetin e Kosovës
“Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua ...
image
Tirana dënon aktet tensionuese
Ministria e jashtme e Shqipërisë reagoi për ngjarjet e fundit tensionuese në Maqedoni. Në një komunikatë, theksohet se akti i djegies së ambienteve të një ...
image
Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit
Shqipëria pritet t'i nisë një notë-proteste Qeverisë së Maqedonisë për përmbajtjen e pamjeve të vendosura në harkun "Porta Maqedonia", elementë të së cilës i referohen ...
image
‘Milioneri’, nga java e ardhshme me dizajn të ri
Të nderuar teleshikues ju njoftojmë se nga java tjetër milioneri realizohet në studio të re me dizajnin më të ri. Ky dizajn për herë të ...
image
Vendet e Ballkanit Perëndimor të hynë në BE dhe NATO
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe SHBA-ja duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje në ...
image
Shqipëria paralajmëron notë proteste ndaj Maqedonisë!
Pas Athinës zyrtare, sot notë proteste paralajmëroi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, madje jo vetëm për përmbajtjet në 32 relievet e portës ‘Maqedonia’ të ...
image
Bora mban pushtuar gjithë rajonin
Të mbuluar nga bora e javës së kaluar, nuk janë vetëm disa nga fshatrat malore të Maqedoni. Shembuj të tillë ka mjaft edhe në shtetet ...
image
Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën
Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë ...
image
Gligorov pa ceremoni zyrtare u përcoll për në banesën e fundit
Presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov u përcoll sot në varrezat Butel të Shkupit. Varrimi, më kërkesë të të ndjerit ishte familjar, dhe pa ...
image
Hillari Klinton ngushëllon familjen e Gligorovit
“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e Kiro Gligorovit, presidentit të parë te Republikës të Maqedonisë të pavarur.  Ai ishte patriot dhe burrë shteti ...
image
Senakos, familja Aliu jeton në varfëri të skajshme
Në kushte të vështira dhe pa gjërat më elementare për jetë, por vetëm në një dhomë prej 9 metra katror, pa izolim pa dritare dhe ...
image
Letërnjoftimet e vjetra vlejnë deri më 27 shkurt
Qytetarët që akoma nuk i kanë zëvendësuar letërnjoftimet e vjetra, me ato biometrike këtë do të mund ta bëjnë deri më 27 shkurt të vitit ...
image
Vjenë, bileta për koncertin edhe për 9.300 euro!
Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës, me të cilin tradicionalisht më 1 Janar Austria hyn në vitin e ri dhe transmetimin televiziv ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com