- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Kuçi: Raporti i HRW-së, real
Prishtina zyrtare e ka cilësuar si real raportin e fundit të Human Rights Watch , ku kritikohet gjendja aktuale e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe pozita e komuniteteve pakicë në vend. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se reforma në sistemin e drejtësisë nuk po zhvillohet si është pritur dhe se duhet të punohet më tepër për të rritur efikasitetin e komponentëve të sundimit të ligjit.
“Janë vlerësime neutrale, ne i quajmë reale për arsye se duhet të reflektojmë pozitivisht. Ne besoj e dimë të gjithë që procesi i sistemit të drejtësisë është në një reformë e cila nuk po shkon si duhet, por duhet të punojmë më shumë ta rrisim efikasitetin dhe efektivitetin. Jemi në një proces të riemërimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve që mendoj duhet të jetë më i shpejtë”, tha Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Në raportin e Human Rights Watch theksohet se, pavarësisht energjisë dhe optimizmit që solli vendosja e EULEX-it, sistemi gjyqësor mbetet pjesa më e dobët e institucioneve të Kosovës. Mirëpo, Kuçi tha se përmes bashkëpunimit me këtë mision dhe me misionet e tjera ndërkombëtare në vend synohet të shtrihet sundimi i ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare janë në fazën finale të përgatitjes së strategjisë për shtrirjen e autoritetit edhe në pjesën veriore të Kosovës, ku aktualisht në numër të vogël janë të pranishëm përfaqësues të EULEX-it. Shtimi i prezencës evropiane në veri dhe formimi i komunës Veriore të Mitrovicës, sipas kësaj strategjie, do të jenë hapat e parë për vendosjen e sundimit të ligjit edhe në atë pjesë të vendit.
Edona Demaj
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


