-
(208)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
LSDM-ja lëshoi seancën e Kuvendit
Përmendoret që parashihet të vendosen në Sheshin e Shkupit, u bënë shkas për lëshimin e seancës nga ana e grupit parlamentar të LSDM. Ata kërkuan që parlamenti të debatoj rreth kësaj çështje me qëllim të informimit të qytetarëve për mjetet që shpenzon qeveria për vendosjen e përmendoreve. Këtë veprim të LSDM, numri ‘një’ I parlamentit Velajnovski e quajti veprim jo korrekt.
“Parlamenti jo që duhet por patjetër edhe atë si pikë të parë të rendit të ditës ta ndaloj këtë marrëdhënie të dhunshme të qeverisë së VMRO-DPMNE që të harxhoj 50 milion euro për përemërore të marra, dekadente dhe nebuloze, të cilat përveç që do ta gërditin qytetin kryesor do të shkaktojnë ndasi mes qytetarëve edhe atë jo vetëm në Shkup por edhe në gjithë republikën”, tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.
Ndërsa koordinatorja e LSDM-së ishte decide: “Meqë nuk dëshironi ta respektoni rregulloren që një propozim nga rendi i ditës të jetë me propozim të opozitës, meqë nuk dëshironi të bisedoni për problemet e qytetarëve ne sot do ta lëshojmë këtë seancë ne shenjë revolte pasi asgjë nuk është e rëndësishme të debatohet këtu për problemet e qytetarëve”.
Kryetar i Kuvendit e quajti veprimin e opozitës të padrejtë. “Mendoj se nuk është korrekte nëse imponohet se shumica patjetër duhet të pranoj ndonjë propozim të caktuar, çdo propozim kur do të dorëzohet pavarësisht nga cili deputetet vjen, vihet në votim para deputetëve dhe ata deklarohen. Me këtë mënyrë të lëshimit të seancës, nuk fitohet asgjë”, tha Veljanovski.
Pas kësaj, në takimin e kryetarit Veljnovski dhe koordinatorëve është miratuar vendim që deri të premten Komisioni parlamentar për çështje të mandateve dhe imunitetit të filloj debatin rreth ndryshimeve të Rregullores, e cila do t’i japë ët drejtë opozitës të propozoj një pikë të rendit të ditës në seancat parlamentare. Këto ndryshime të rregullores, duhej të miratoheshin deri në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjyltene Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin