- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Komuna Qendër injoron kërcënimet e Myftinisë së Shkupit
Nuk ka asnjë reagim nga Komuna Qendër pas paralajmërimit të Myftinisë së Shkupit të BFI se mund të paraqiten ndonjë konflikt ndërfetar për shkak se nuk është parashikuar ndërtimi edhe i xhamisë në sheshin e Shkupit. Nga Komuna Qendër, sot refuzuan të komentojnë kërcënimin me arsyetimin se zyrtarisht nuk kanë marrë kurrfarë reagimi nga BFI. Kryetari i komunës, Vladimir Todoroviq dje në debatin e zhvilluar në Televizion A2, tha se ai personalisht është për ndërtimin e kishës, por se nuk është i brengosur nga fakti nëse në shesh duhet të ndërtohet edhe Xhamia Burmali.
"Si kryetar i komunës do ta respektoj vullnetin. Dëshiroj të them se duhet të ankohen ata, ndjenjat e të cilëve janë prekur. Kurse se a më vjen keq mua për faktin se aty do të ndërtohet apo jo Xhamia Burmali, kjo nuk më përket mua, pasi janë prekur ndjenjat e komunitetit të besimit islam. Ata duhet të ankohen nëse nuk ndërtohet xhamia, apo të shprehen të kënaqur nëse do të jetë aty”, thotë Vladimir Todroviq, kryetari i komunës “Qendër”.
Një ditë pas lajmit se në sheshin e Shkupit do të ndërtohet vetëm kisha, Myftinia e Shkupit e BFI paralajmëroi se është i mundshëm konflikti ndërfetar.
“Duke u nisur nga fakti se jetojmë në një shoqëri multi-konfesionale, e në veçanti në një qytet multi-fetar siç është Shkupi, jeni të obliguar që të mendoni më mirë për hapat tuaj të mëtutjeshëm në lidhje me këtë çështje, sepse shumë shpejtë mund të krijoni konflikt ndërfetar në qendrën e qytetit të Shkupit”, thuhej në reagimin e djeshëm të Myftinisë së Shkupit.
Ish kryetari i Komisionit për marrëdhënie midis komuniteteve fetare, Cane Mojanovski, thotë se pas këtij vendimi të Komunës Qendër, mund të ndodh të ketë ftohje në marrëdhëniet mes dy komuniteteve më të mëdha fetare në vend, por jo edhe konflikt më serioz. Sipas tij, në thelbin e këtij problemi qëndrojnë politikanët.
"Bëhet fjalë për një situatë të pakëndshme për të cilën më pak kanë kontribuar udhëheqësit fetar. Këtë çështje nuk e imponuan besimtarët, por institucionet, gjegjësisht strukturat e pushtetit dhe andaj kjo po merr përmasa të atilla. Atje ku besimtarët e hapin këtë çështje, nuk ka konflikte", thotë profesori Cane Mojanovski.
Sipas Mojanovskit, situatat e tilla shkaktohen për shkak se shteti nuk ka kritere të qarta se kush mund të ndërtojë objekte fetare. Me ndryshimet e fundit në Planin Detal Urbanistik në Sheshin e Shkupit parashikohet ndërtimi i kishës, por jo edhe i Xhamisë Burmali.
Jane Dimeski
Komente (12 dërguar):
gjithsej:
12
| shfaqen:
1 - 10
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb

