Fillimi | Lajme | Komuna Qendër injoron kërcënimet e Myftinisë së Shkupit

Komuna Qendër injoron kërcënimet e Myftinisë së Shkupit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nuk ka asnjë reagim nga Komuna Qendër pas paralajmërimit të Myftinisë së Shkupit të BFI se mund të paraqiten ndonjë konflikt ndërfetar për shkak se nuk është parashikuar ndërtimi edhe i xhamisë në sheshin e Shkupit. Nga Komuna Qendër, sot refuzuan të komentojnë kërcënimin me arsyetimin se zyrtarisht nuk kanë marrë kurrfarë reagimi nga BFI. Kryetari i komunës, Vladimir Todoroviq dje në debatin e zhvilluar në Televizion A2, tha se ai personalisht është për ndërtimin e kishës, por se nuk është i brengosur nga fakti nëse në shesh duhet të ndërtohet edhe Xhamia Burmali.
"Si kryetar i komunës do ta respektoj vullnetin. Dëshiroj të them se duhet të ankohen ata, ndjenjat e të cilëve janë prekur. Kurse se a më vjen keq mua për faktin se aty do të ndërtohet apo jo Xhamia Burmali, kjo nuk më përket mua, pasi janë prekur ndjenjat e komunitetit të besimit islam. Ata duhet të ankohen nëse nuk ndërtohet xhamia, apo të shprehen të kënaqur nëse do të jetë aty”, thotë Vladimir Todroviq, kryetari i komunës “Qendër”.
Një ditë pas lajmit se në sheshin e Shkupit do të ndërtohet vetëm kisha, Myftinia e Shkupit e BFI paralajmëroi se është i mundshëm konflikti ndërfetar.
“Duke u nisur nga fakti se jetojmë në një shoqëri multi-konfesionale, e në veçanti në një qytet multi-fetar siç është Shkupi, jeni të obliguar që të mendoni më mirë për hapat tuaj të mëtutjeshëm në lidhje me këtë çështje, sepse shumë shpejtë mund të krijoni konflikt ndërfetar në qendrën e qytetit të Shkupit”, thuhej në reagimin e djeshëm të Myftinisë së Shkupit.
Ish kryetari i Komisionit për marrëdhënie midis komuniteteve fetare, Cane Mojanovski, thotë se pas këtij vendimi të Komunës Qendër, mund të ndodh të ketë ftohje në marrëdhëniet mes dy komuniteteve më të mëdha fetare në vend, por jo edhe konflikt më serioz. Sipas tij, në thelbin e këtij problemi qëndrojnë politikanët.
"Bëhet fjalë për një situatë të pakëndshme për të cilën më pak kanë kontribuar udhëheqësit fetar. Këtë çështje nuk e imponuan besimtarët, por institucionet, gjegjësisht strukturat e pushtetit dhe andaj kjo po merr përmasa të atilla. Atje ku besimtarët e hapin këtë çështje, nuk ka konflikte", thotë profesori Cane Mojanovski.
Sipas  Mojanovskit, situatat e tilla shkaktohen për shkak se shteti nuk ka kritere të qarta se kush mund të ndërtojë objekte fetare. Me ndryshimet e fundit në Planin Detal Urbanistik në Sheshin e Shkupit parashikohet ndërtimi i kishës, por jo edhe i Xhamisë Burmali.
Jane Dimeski  

Subscribe to comments feed Komente (12 dërguar):

Deri te why më 02/03/2010 11:17:31
avatar
Ne i kemi votu ato per ne pushtet me qen se fjala populit nuk hyn ne Parlament po Fjala e atyre 'gomarëve' çka i votum ato duhet me reagu se e kan voten e populit..oo Why mos fol palidhje apo nashta je aktivist i naj partije..
Thumbs Up Thumbs Down
Fatmiri më 25/02/2010 16:02:43
avatar
Pershendetje per z.Agimin.Me pelqen ideja per bllokun e gjalle dhe mendoj qe te gjith shqiptaret duhet ta perkrahin kete ide.Une jam pak me radikal se i kisha lene ta ndertojne dhe pastaj e kisha minuar por pranoj se kjo do te na sjellte poena negative tek nderkombetaret,keshtuqe megjithate perkrah idene tende si ma te menchur.Te lumte Agim.
Thumbs Up Thumbs Down
buli më 17/02/2010 09:15:26
avatar
Ooooooooooooooooooooooo BDI hajt be me ta ni zonin pak se na ke lodh krejt.po cfar vote ke me lyp kur te vin zgjedhjet.ncncncncncncncncn.
Thumbs Up Thumbs Down
më 27/01/2010 00:22:54
avatar
kam frike mos na thone ndonje dite kthehuni beheni ortodoks se kshu do Gruevski
Thumbs Up Thumbs Down
mba më 25/01/2010 11:04:59
avatar
Deshta te them se kur behet fjal per partite politike shqiptare ne Maqedoni ata nuk jan te interesuara per popullaten qe e perfaqsojn sepse ata kan interesat e tyre personale shikoni prej kreut te BDI-see deri te keshilltaret naper komunat shqiptare te gjith para disa viteve endeshin rugve dhe rinin neper cajtoret e qytetit e sod sejcili prej tyre eshte be bos flasin per cifra qe as ne evrop nuk flasin as bizismenat me pervoj disa vjecare,keshtu qe mos te presmi se dikush prej keshilltarve shqiptar dot reagoj per ceshtjen e BURMALI XHAMIS se ato nuk kan koh te miren me at problematik se jan duke shkuar ne shopingje neper Evrop e Stamboll me parat e populit te varfon po ta din se ka ZOT si ta jep ashtu ta mir .me respekt ndaj ALLSAT-TV.
Thumbs Up Thumbs Down
why më 18/01/2010 18:30:59
avatar
nese fajin e paskan partite te cilet nuk reagojne ne kete rast, nuk dmth qe populli duhet te hesht dhe te pret vetem prej tyre. Kush e ndjen se i shkelen te drejtat dhe behen padrejtesi le te mblidhen te gjithe dhe le te dalin ne shesh ne nje proteste masive, apo ndoshta duhet te mbyllemi neper shtepija dhe t'i lutemi Zotit te na ndihmoje?
Thumbs Up Thumbs Down
Ilirida-Ch më 18/01/2010 11:54:18
avatar
Kjo eshte ajo,politika shteterore diskriminuese dhe pjesa politike shqiptare, satelite e te pares,qe diskriminon shqiptaret ne rradhe te pare dhe ne teresi pjestaret e fese islame.Pikerisht ne shqiptaret e shpetojme Maqedonine nga devalvimi i monedhes vendore dhe shterja e buxhetit devizor,dhe ne fund feja ortodokse eshte fe shteterore dhe finansohet nga xhepat-taksat tona,kurse per BFI nuk ka as nje qindarke.I mbetet BFI dhe aktivisteve fetare qe te ngrisin zerin,per keto padrejtesi dhe krahas ndertimit te Burmali Xhamise te parashtrojne kerkesen qe edhe feja Islame te jete Fee Shteterore dhe te finansohet nga buxheti i shtetit.Cane Manjakovski le te i keshilloje femijet e vete,qe ende po jetojne me ndjenjat e Car Dushanit te mesjetes...
Thumbs Up Thumbs Down
Drejtësi më 17/01/2010 13:48:38
avatar
Gjithmon ku ka prekur populli e ka kryer me plot sukses dhe plot saktesi pa ndihmen e asnje krahu politik se fundi krejt partit jan parti djallzore por qe fundi i dhembshëm do jet si per shkijet si per lideret shqiptaret qe nuk reagojn as nje hap .Zoti e ndihmoft popullin ton.
Thumbs Up Thumbs Down
S/D më 17/01/2010 10:23:59
avatar
si gjithmon kishen e nderton shteti e xhamin shqiptaret vet bravo ju qoft maqedonve..kan meshum politik
Thumbs Up Thumbs Down
agim më 16/01/2010 21:49:11
avatar
Jam i mendimit qe duhet te gjith shqiptaret qe e ndiejn vetemn SHQIPTAR pa mar parasish se prej nga an te vin ne shku dhe te mbajn nje proteset vetem per deklaraten e kryetarit te komunes se Qendres, e kur te filloj puna e ndertimit te kishes te gjith te bejn bllok te gjall dhe mos te lihet ndertmi i asaj, dhe i kisha lutur te gjith partit bile ne kto momente mos te i perqajn popullin po le te ndimojn ja sot ja kurr, a thu kto te shqiptart ne qeveri a kan vesh me ndi a i ka zan xhumi ne fotelat e ministrave. pershendetje
Thumbs Up Thumbs Down
kushtrimi më 16/01/2010 20:33:27
avatar
Ku eshte klasa politike e shqiptare, te reagojne per kete problem, ose frigohen se mos i akuzojn per terrorizem pastaj. se edhe politikanet shqiptar kur behet fjal per ndonji xhami ndajn mendimin e njejte me ate te DEDO STEFANIT
Thumbs Up Thumbs Down
vizbegu më 16/01/2010 18:27:43
avatar
Çka bën partia shqiptare në pushtet? A e kan ndërmend me bë nai aktivitet për zgjidhjen e këtij problemi apo nuk dojn me i prish punt me nikola gruevskin. Populli kërkon llogari o të nderuar e të verbëruar të cilët ngani dit e nat pas tenderave. Mos mendoni se nuk ju shofim. Por hajt se vjen rendi e na lypni votat përsëri...
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 12 | shfaqen: 1 - 12

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme
Previous
image
Stefanoviq: ‘Beogradi i hapur për dialog’
Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut  me Kosovën dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët. ...
image
Prishtinë, vdes një shtetas i Maqedonisë
Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht, ai ka vdekur në Veternik, ku Policia e Kosovës e ka gjetur të vdekur në ...
image
Burns: Serbia patjetër ta njohë realitetin e Kosovës
“Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua ...
image
Tirana dënon aktet tensionuese
Ministria e jashtme e Shqipërisë reagoi për ngjarjet e fundit tensionuese në Maqedoni. Në një komunikatë, theksohet se akti i djegies së ambienteve të një ...
image
Protothema: Shqipëria, notë proteste Shkupit
Shqipëria pritet t'i nisë një notë-proteste Qeverisë së Maqedonisë për përmbajtjen e pamjeve të vendosura në harkun "Porta Maqedonia", elementë të së cilës i referohen ...
image
‘Milioneri’, nga java e ardhshme me dizajn të ri
Të nderuar teleshikues ju njoftojmë se nga java tjetër milioneri realizohet në studio të re me dizajnin më të ri. Ky dizajn për herë të ...
image
Vendet e Ballkanit Perëndimor të hynë në BE dhe NATO
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe SHBA-ja duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje në ...
image
Shqipëria paralajmëron notë proteste ndaj Maqedonisë!
Pas Athinës zyrtare, sot notë proteste paralajmëroi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, madje jo vetëm për përmbajtjet në 32 relievet e portës ‘Maqedonia’ të ...
image
Bora mban pushtuar gjithë rajonin
Të mbuluar nga bora e javës së kaluar, nuk janë vetëm disa nga fshatrat malore të Maqedoni. Shembuj të tillë ka mjaft edhe në shtetet ...
image
Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën
Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë ...
image
Gligorov pa ceremoni zyrtare u përcoll për në banesën e fundit
Presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov u përcoll sot në varrezat Butel të Shkupit. Varrimi, më kërkesë të të ndjerit ishte familjar, dhe pa ...
image
Hillari Klinton ngushëllon familjen e Gligorovit
“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e Kiro Gligorovit, presidentit të parë te Republikës të Maqedonisë të pavarur.  Ai ishte patriot dhe burrë shteti ...
image
Senakos, familja Aliu jeton në varfëri të skajshme
Në kushte të vështira dhe pa gjërat më elementare për jetë, por vetëm në një dhomë prej 9 metra katror, pa izolim pa dritare dhe ...
image
Letërnjoftimet e vjetra vlejnë deri më 27 shkurt
Qytetarët që akoma nuk i kanë zëvendësuar letërnjoftimet e vjetra, me ato biometrike këtë do të mund ta bëjnë deri më 27 shkurt të vitit ...
image
Vjenë, bileta për koncertin edhe për 9.300 euro!
Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës, me të cilin tradicionalisht më 1 Janar Austria hyn në vitin e ri dhe transmetimin televiziv ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com