Përplasje, akuza të ndërsjella, por jo edhe debat për shkarkimin e Prokurorit Publik Republikan Marko Zvrlevski. Seanca e re parlamentare nuk ka sjellë asgjë të re. Opozita kritikoi pjesëmarrjen e dobët të deputetëve nga koalicioni qeverisës, ndërsa vazhdoi edhe me akuzat se shumica parlamentare me Zvërlevskin si temë, në të vërtetë dëshiron të ikë nga çështjet më thelbësore. Për këtë reagoi deputeti Pavle Bogoeski, i cili opozitës i tha se zgjatja nuk do të parandalojë që disa nga anëtarët e tyre të përfundojnë në burg. Retorika e tillë shkaktoi revolt të madh në radhët e partisë opozitare.

Sa herë duhet t’ju themi? Shpëtimi nga burgu i një pjesë nga ju është qëllimi i gjithë kësaj! Nuk ka kurrfarë lidhje me demokracinë! Muaj me radhë i dhunoni, keqpërdorni dhe luani jo vetëm me procedurat kuvendore dhe parimet demokratike, por edhe me logjikën e shëndoshë të qytetarëve. Na bëni budallenj të gjithë shtetin. Por nuk do t’ju zgjasë edhe shumë. Zvërlevski do të shkarkohet, dhe një pjesë e juaj që e meriton do të përfundoj në burg  – tha Pavle Bogoevski, deputet.

Kështu silleshin edhe kolegët e juaj nga mandati i kaluar, dhe na kërcënonin me PSP-në. Sot nuk do t’ju thërras as “i nderuar koleg”. Këtë që e po e bëni sot është e tepërt. Pa dallim nëse ndaj jush zhvillohet proces ose jo, çfarë duhet tani, t’u përgjigjem në këtë? Se ka procedurë kundër jush në Prokurorinë Publike dhe për këtë shkak dëshironi të shkarkohet Marko Zvërlevski? Jo, i nderuar koleg! –  u shpreh Daniela Rangelova, VMRO-DPMNE.

Pas një debatit të ashpër deputetët shkuan në pauzë të cilën përsëri e shfrytëzuan për akuza mes vete, por këtë herë përmes mediave.

Neve po na bëhet shumë e qartë se ekziston tendencë për futjen e Kuvendit në një lloj incidenti të ri. Kjo ndodhi para dy ditëve kur për herë të fundit kishte seancë, dhe e njëjta në një far mënyre ndodhi edhe sot me provokimet që u bënë në sallë, nga zotëri Xhaferi dhe nga ana e deputetëve tjerë, pas çka zotëri Xhaferi nuk reagoi fare – deklaroi Ilia Dimovski, VMRO-DPMNE.

Deputetët e kësaj partie janë të instrumentalizuar dhe përmes tentativës të kryejnë bllokadë totale të punës së Kuvendit, veprojnë vetëm për mbrojtjen e krimit të udhëheqjes së partisë së tyre. Ne jemi të vetëdijshëm se udhëheqësia e VMRO -DPMNE-së është jashtëzakonisht nervoze për shkak të proceseve gjyqësore që i presin. Por nervoza e tyre nuk do ta pengojë drejtësinë, dhe nuk do të parandalojë që në Maqedoni më në fund të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe të përgjigjen për veprat e tyre -tha Peter Shilegov, LSDM.

Deputetët nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE përsëri e shfrytëzuan seancën për të replikuar me njëri-tjetrin, kështu që debati për shkarkimin e Marko Zvrlevski nuk filloi as ditën e sotme. Në momentin që fjalën e mori deputeti i VMRO-DPMNE -së , Krsto Mukoski, të gjithë deputetët e shumicës parlamentare e lëshuan sallën.

Alsat-M

Shpërndaj me