Deputetët e VMRO-së edhe sot replikuan mes vete. Debatin për shkarkimin e prokurorit republikan Marko Zvërklevski, opozita e drejtoi në tema tjera. Kërkuan që në kuvend të shqyrtohet gjendja me zjarret. Mes tjerash VMRO-DPMNE e akuzoi qeverinë se për 70 ditë e kanë futur shtetin në borxh 100 milion euro në tregun vendor, ndërkaq 126 milion euro nga rezervat shtetërore në mënyrë misterioze janë zhdukur. Gjithashtu kërkuan që Zvërlevski të shkarkohet pas zgjedhjeve lokale.

Marko Zvërlevski është vetëm një pastrim politik, do të vijojnë edhe të tjera pastrime politike edhe pse patën premtuar depolitizim dhe departizim të institucioneve – tha Dafina Stojanovska – VMRO-DPMNE

Rangellova kërkoi që LSDM-ja në mënyrë aktive të përfshihet në debatin për shkarkimin e Marko Zvërlevski.

Talat Xhaferi: Ju a po replikoni? Rangellova: Do të shohim se në këtë seancë janë të pranishëm vetëm 15 deputetë të LSDM-së. Xhaferi: A po replikoni ose keni procedurale? Rangellova: Kjo nuk është procedurale. Xhaferi: Replikoni koleges. Rangellova: Replikë është, u habitët. Xhaferi: Nuk u ankova, po ju pyes a është replikë. Rangellova: Po replikë është, ç’të dua do të flas, ju kërkoj falje që u habitët, do të mësoheni – deklaroi Daniella Rangelllova – VMRO-DPMNE.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM -së Tomislav Tuntev porositi se nuk do të marrin pjesë në depat që diktohet nga VMRO-DPMNE.

Edhe unë nuk e kam të qartë pse kaq debat i pakuptimtë rreth një njeriu për të cilin edhe ju nuk flisni fare. Po ju flisni për okupatorin bullgar fashist, pse nuk flisni për okupatorin gjerman fashist, për ushtrinë turko- osmane, për okupatorin fashist italian, çfarë janë këto gjepura –tha Tomislav Tuntev – LSDM.

Deputeti i VMRO-së Zoran Gjorgjievski i akuzoi mediat se po punojnë në interes të pushtetit. Ai tha se në vend se të merren me çështje të rëndësishme për të cilat opozita në vazhdimësi flet, mediave u duket më i rëndësishëm shkarkimi i kundërligjshëm i Zvërlevskit në periudhë parazgjedhore.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me