Në Kuvend nisi debati për rishkimin e Buxhetit të këtij viti. Ministri i Financave Dragan Tevdosvki tha se shkurtimi i shpenzimeve joproduktive, mbështetja ndaj kompanive vendase dhe sigurimi i masave për forcim të kohezionit social janë qëllimet kryesore të ribalancit. VMRO-DPMNE-ja opozitare gjatë fjalimit të Tevdovskit, tentoi ta pengojë atë duke ngritur pankarta  dhe duke akuzuar Qeverinë se po shkurton fonde që janë paraparë për investime në rëndësishme.

Shkurtimi i shpenzimeve joproduktive të Qeverisë siguroi mundësi për buxhet të ri që nënkuptojnë mbështetje për qytetarët ose kompanitë vendase. Ato masa janë paga minimale, zgjidhje për të falimentuarit, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bujqit, heqje të taksës radiodifuzive dhe të ngjashme. Me fjalë të tjera kjo është pjesë e programit të Qeverisë së re që mund të realizohet në afat të shkurtër kohor. Masat e tjera të planifikuara të cilat i presin qytetarët dhe kompanitë janë pjesë e ndryshimeve më të thella dhe të cilat do të përfshihen në buxhetin e vitit 2018, dhe për të cilat veçkemi nisur të punojmë si ministri – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE,  madje akuzoi se me rishikimin e buxhetit shkurtohen fonde për universitet me mësim në gjuhën maqedonase ndërsa rritet shuma e parave për universitet me mësim në gjuhën shqipe.

Shkurtojnë 44.5 milionë denarë më pakë nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, shkurtojnë 10 milionë denarë më pak për Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, shkurtojnë 22 milionë denarë më pak për Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Në versionin e parë shkurtuan edhe nga Universiteti “Nëna Terezë” por tani po e shoh se kanë modifikuar këtë propozim dhe bëhet e qartë se çdo kund në Universitetet ku mësohet në gjuhën shqipe shtohen mjete ndërsa aty ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase shkurtohen fonde – tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, Tomisllav Tuntev nga LSDM përkujtoi opozitën se buxheti është i miratuar nga VMRO-DPMNE kur ishte në pushtet,  ndërkohë që rishikimi bëhet nga LSDM. Sipas Tuntevit çdo akuzë e opozitës është e palogjikshme.

Tani bëhet rishikimi i buxhetit i miratuar nga Qeveria e kaluar nga VMRO-DPMNE dhe prej këtu fillojnë të gjitha vërejtjet dhe supozimet. Një shembull i thjeshtë në matematikë, nëse projektoni një buxhet me vlerë 10 ndërsa e dini se çdo vit ose në 10 vitet e fundit, nga ato 10 janë realizuar vetëm 7 atëherë përse të mos shkurtohen ato 3. Qeveria e tanishme e LSDM-së po shkurton pikërisht ato 3 për të cilat e dimë dhe kemi përvojë se 10 vjet radhazi janë realizuar vetëm ato 7 ndërsa ato 3 kurrë nuk janë realizuar – u shpreh Tomisllav Tuntev, LSDM.

Debati parlamentar për rishikimin e buxhetit nuk guxon të zgjasë më shumë se pesë ditë. Afati i këtillë pengon që të bëhen obstruksione me prapavijë politike.

Melihate Rustemi    

Shpërndaj me