Kuvajti njoftoi sot një ndihmë prej dy miliardë dollarësh për rindërtimin e Irakut, goditur thellë nga tre vite luftë kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

“Jam i lumtur të njoftoj që Kuvajti do të mbajë angazhimin e tij për të mbështetur vëllezërit irakianë”, deklaroi emiri i Kuvajtit, sheiku Sabah Al-Ahmad Al-Sabah, në ditën e tretë dhe të fundit të një konference ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut.

”Kjo ndihmë përfshin një miliard dollarë kredi dhe një miliard dollarë investime në shumë projekte për rindërtimin në Irak”, theksoi ai.

Autoritetet irakiane i kanë vlerësuar me 88 miliardë dollarë shpenzimet për rindërtimin e vendit, ku shumë infrastruktura janë shkatërruar si pasojë e luftimeve kundër ISIS, veçanërisht shkolla dhe spitale.

Rreth 2,5 milionë persona janë zhvendosur nga Iraku.

Shpërndaj me