Ndryshimet në stafin udhëheqës të Shkëndija Tetovë, janë zyrtarizuar edhe në Regjistrin Qendror. Kështu në bazë të vendimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë tani më edhe zyrtarisht kryetar i ri i Shkëndijës në vend të Abdylmenaf Bexheti është Agim Kurtishi. Nga KF “Shkëndija” përmes një komunikate njoftojnë se vet- tërheqja e presidentit të klubit Abdylmenaf Bexheti nuk ka të bëjë me rezultatet e ekipit. Ai tani më 6 muaj ka kërkuar të lirohet nga përgjegjësitë në klub., thuhet në komunikatë. Shkëndija do të vazhdojë me ndryshimet e planifikuara në strukturën udhëheqëse dhe në stafin teknik të skuadrës.

Shpërndaj me