Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh themelues, në fillim të prezantimit të platformës së tij, ka vlerësuar lartë kontributin e ish-kryetarit të Lëvizjes Visar Ymeri.

Kurti tha se Ymeri vazhdon të jetë anëtar i VV-së dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

“Dua ta falënderoj Visar Ymerin për udhëheqjen e drejtimin gati tre vjeçar të Lëvizjes, për punën e kontributin e angazhimin e vazhdueshëm të tij shumë të dobishëm e shumë të vlefshëm për Lëvizjen tonë. Visari është anëtar në Lëvizje bashkë me neve, Visari  është deputet i Vetëvendosjes  në Kuvend bashkë me neve”, tha Kurti.

Kurti tha se do të ndjek praktikën e ish- kryetarit Ymeri, i cili sipas tij është konsultuar rregullisht me të gjatë funksionit të tij trevjeçar.

Unë gjithmonë e kam çmuar dhe e çmoj mendimin e Visarit, si në rrafshin politik e ideologjik, po ashtu edhe në atë institucional e praktik. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk isha më , kështu do të bëj edhe unë, do të konsultohem më të për interesin e përgjithshëm të Lëvizjes dhe të mirën për të gjersa ecim së bashku”,  tha ai.

Shpërndaj me