E kemi dëgjuar shpesh shprehjen “kur të lë benzina”, por si rrallëherë, kemi patur mundësi të dielën edhe ta shikojmë këtë batutë të bëhet realitet. Ka ndodhur pikërisht në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, në garën e së dielës gjatë Çmimit të Madh të San Marinos. I ka ndodhur pikërisht pilotit të “Jamaha”-s, Johan Zarko, i cili u detyrua, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ta shtynte motorin e tij deri pak pas vijës së finishit. Për këtë arsye, ai humbi edhe 3 vende në renditje, ndërsa lodhja ishte e dukshme në përfundim të garës.

Shpërndaj me