Këshilli gjyqësor në rastin e Kumanovës hodhi poshtë të gjitha propozimet e palës mbrojtëse me përjashtim të Shenasi Mehmetit të cilin e ka pranuar të jetë dëshmitarë i ngjarjeve në Lagjen e Trimave. Propozimet e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë me arsyetimin se një pjesë e tyre nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike derisa një pjesë nuk janë propozuar në kohën e duhur. Pala mbrojtëse në Seancën e 9 majit propozoi që si dëshmitarët të ftohen funksionar të lartë shtetëror dhe partiak, në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish shefi i DSK-së Sasho Mihajllkov, Mitko Çavkov, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ish Gjenerali Stojançe Angelov, ish deputeti Hysni Shaqiri, ish zv/ kryeministri Musa Xhaferi , deputeti Ejup Alimi, kryetari i komunës Likovës Sadulla Duraku , ekspert të balistikës, mjek të obduksioneve, neuro psikiatër dhe shumë të tjerë.

Lagja e Trimave, refuzohen dëshmitarët

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Gordana Jankullovska, ish ministre e Brendshme

Sasho Mijallkov, ish shef i DSK-së

Mitko Çavkov, Byroja për Siguri Publike

Musa Xhaferi, ish Zv/kryeministër

Artan Grubi, BDI

Ejup Alimi, BDI

Sadulla Duraku, kryetar i Likovës

Hysni Shaqiri, ish deputet

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Stojançe Angellov, kryetar i partisë “Dinjiteti”

Dëshmitar i vetëm i pranuar nga ana e trupit gjykues është Shenasi Mehmeti i punësuar në agjencinë e inteligjencës që supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara me disa nga pjesëtarët e Grupit. Avokati Ibrahim Bajrami tha se propozimet e palës mbrojtëse kanë qenë të ligjshme dhe në kohën e duhur dhe se qëllimi që ka qenë që të rasti i Kumanovës të zbardhet ashti siç duhet.

Qëllimi i propozimeve në procedurën shtese u bë me qëllim që të bëhet zbardhja e plotë e këtij rasti pasi që pala mbrojtëse është e internuar që të zbardhet sa më shumë ky rast – tha Ibrahim Bajrami, avokat.

Këshilli gjyqësor ndërkohë ka pranuar të dyja dëshmitë e propozuara nga ana e prokurorisë publike, ku njëra ka të bëjë me termet e përkthyera nga latinishtja në gjuhën maqedonase dhe tjetra me një Video Xhirim të realizuar nga njësitë special që nga momenti i fillimi të aksionit deri në momentin e dorëzimit, e që nga pala mbrojtëse u konsiderua si e montuar. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të vazhdojë me 23 maj.

Senat Zylbehari

Shpërndaj me