Me Sami Ukshinin i njohur si komandant Sokoli filloi procedura për dhënien e dëshmive nga të akuzuarit për lagjen e trimave. Sokoli tha para trupit gjykues se në Kumanovë kishte shkuar më datë 3 maj. Ai tha se liderë të grupit kanë qenë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj. Sokoli tha se më 8 maj ka kërkuar nga Rizaj dhe Ndrecaj që të largohen nga Lagja e Trimave me arsyetimin se nuk janë të sigurt dhe se nuk kanë çfarë të bëjnë në një lagje të banuar. Të njëjtit sipas tij kanë refuzuar të largohen dhe i kanë thënë Sokolit se kanë garanci nga disa persona për të qëndruar në këtë lagje deri më 19 maj kur edhe do të dilnin publikisht me kërkesat e tyre. Sokoli tha se në momentin kur kishin nisur të shtënat i është drejtuar Ndrecajt me pyetjen se ku janë ata shokë që kishin garantuan se nuk do të ndodh asgjë dhe se Ndrecaj i ka thënë se të njëjtit nuk përgjigjen në thirrjet telefonike dhe se sipas gjitha gjasave na kanë tradhtuar. Duke shpjeguar luftimet me policinë, Sokoli tha se ata sipas gjitha gjasave janë vrarë mes vete pasi nuk kanë pasur koordinim ndërsa shtoi se po të ishte ai organizatorë, do të kishte së paku 100 polic të vrarë.

 Unë nuk kamë qenë organizator. Po të isha as nuk do të ishim këtu dhe po të sulmonim do të kishte më së paku 100 polic të varë, por un nuk kam ardhur për atë. Në Kumanovë nuk kamë ardhur për para, ndërsa më ka ftuar i ndjeri Xhafer Zymberi. Arsyeja e ardhjes sime këtu është mos implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Politikanët në Qeveri janë shitur dhe korruptuar – tha gjatë dëshmisë Sami Ukshinin.

Ai kujton se gjatë dorëzimit në Lagjen e Trimave policia i ka keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore.
Sokoli tha se bisedat telefonike të publikuara në seancat e mbyllura gjyqësore kanë qenë të shkurtuara duke fshirë pjesën më të madhe të atyre bisedave. Sami Ukshini është shprehur kategorik se nuk ndjehet fajtor për veprën dhe se nuk pranon aktakuzën e cila atë e akuzon për terrorizëm. Ai akuzoi Qeverinë për inskenim të rastit por duke mos përmendur emra konkret. Edhe avokatja e Ukshinit,1 Artene Isini pretendon se ky rast është inskenim politik dhe se e vërteta duhet të zbardhet.

…ai të gjithë barrën ua hedhë politikanëve dhe përgjegjësinë dhe pasojat e kësaj ngjarje duhet të kërkohet tek politika. Sipas këtyre deklaratave ekziston dyshimi i bazuar në fajësinë të shumë personave përgjegjës të Institucioneve të cilët do të duhen vijnë të shfajësohen apo të marrin përgjegjësi qoftë për veprim qoftë për mos veprim – tha avokatja Artene Iseini.

 

Në seancën e ardhshme gjyqësore të caktuar për 23 shkurt pritet të dëshmojë i akuzuari tjetër Muhamed Krasniqi i njohur si komandant Malisheva.

Senat Zylbeari

Shpërndaj me