Reshjet e vazhdueshme të shiut, që vazhdojnë prej dy ditësh, kanë shkaktuar probleme në disa zona të Shqipërisë . Në qytetin e Vlorës, një sërë rrugësh janë bllokuar si pasojë e pranisë së sasisë së madhe të ujit. Qyteti është thuajse i paralizuar, ndërkohë që në disa zona të qytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq disa akse rrugore kanë probleme me qarkullimin. Rrugor Qafë Thanë-Elbasan ka probleme për shkak të dëborës së rënë këto orët e fundit. Qarkullimi i automjeteve në këtë aks këshillohet të bëhet me zinxhirë. Në rrugën e Kombit, një kamion ka dalë nga rruga për shkak të pranisë së madhe të dëborës, ndërsa për pastrimin e saj janë përdorur tetë borëpastruese dhe kripë.

Shpërndaj me