Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar sot me shpërndarjen e materialit të besueshëm zgjedhor si listën zgjedhore, vulat, fletëvotimet dhe kutitë e votimit, nëpër të gjithë Komisionet Komunale Zgjedhore në vend. Nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca deklaroi se deri tani, procesi i shpërndarjes shkon sipas planit dhe nuk ka pasur parregullësi.

Sot filluam me shpërndarjen e materialit të besueshëm zgjedhor. Duhet të them se gjithçka shkon sipas planit. Procesi ka shkuar si duhet kurse më herët, deri te të gjithë Komisionet Komunale Zgjedhore ne kemi shpërndarë edhe materialin jo të besueshëm zgjedhor –tha Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së .

Alsat-M


Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot filloi me distribuimin dhe pranim-dorëzimin e materialit zgjedhor në komisionet zgjedhore komunale (KZK) për zgjedhjet lokale të caktuara për të dielën.

Në pajtim me afatin zgjedhor, KSHZ-ja materialin zgjedhor e dorëzon në KZK më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa KZK është i obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhore.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00.

Shpërndaj me