Kriza politike dhe referendumi në Turqi, nuk paraqesin pengesë për bashkëpunimin mes  biznesmenëve të Maqedonisë dhe Turqisë. Ky është qëndrimi i një pjese të biznesmenëve nga Izmiri që në Maqedoni erdhën për t’i parë mundësitë për paraqitje të përbashkët në tregjet e treta dhe pjesëmarrje në projektet e BE-së dhe lidhjeve të reja të biznesit. Biznesmenët vendor thonë se kriza politike është afatshkurtër, ndërsa biznesi nuk mund të presë. Këmbimi tregtar mes dy vendeve është rreth 450 milionë euro.

“Shpresojmë se gjatë vizitës sonë do të lidhim bashkëpunim me kompani të IT sektorit si dhe nga sektori i shërbimeve shëndetësore. Jemi të bindur se do arrijmë të realizojmë bashkëpunim të frytshëm. Shpresojmë që përmes rezultateve të arritura pozitive do të kontribuojmë në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve – tha Emre Ilan, Oda Ekonomike e Izmirit.

“Të pranishme janë kompani nga Turqia nga sektori i IT që janë të interesuara të investojnë në Maqedoni dhe të hapin përfaqësitë e tyre, si dhe kompani nga shërbimet shëndetësore, prodhues të prodhimeve farmaceutike, pajisjeve ndihmëse mjekësore për t’i plasuar prodhimet e tyre këtu”, tha Marija Tomeska, biznesmen.

Vercia Pavlloska

Shpërndaj me