Kompanive gjermane në vend u pengon kriza politike, pasiguria juridike, korrupsioni dhe mosdisiplina financiare. Por edhe krahas kësaj, mbi 80% e tyre, sërish do investonin në Maqedoni. Anketa e Shoqatës ekonomike gjermano-maqedonase tregon se tatimet e ulëta dhe fuqia e lirë e punës janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër për ta në sferën e biznesit. Gjysma e kompanive gjendjen momentale ekonomike e vlerësojnë si të keqe, vetëm 10% si të mirë.

Pjesa më e madhe e tyre planifikojnë rritjen e investimeve në vitin 2017. Madje 54% 4 kompanive të anketuara presin përmirësimin e gjendjes në kompanitë e tyre, 43% parashikojnë se nuk do ketë ndryshime në gjendjen afariste, dhe vetëm 3% parashikojnë se do të ketë përkeqësim në krahasim me vitin 2016 – tha Patrik Martens, drejtor i delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni.

Sipas kompanive gjermane, Maqedonia mezi e ka kaluar provimin e sigurisë politike dhe sociale. Kjo mund të ketë ndikim thelbësor gjatë thithjes së investitorëve të huaj të ri. Sipas ambasadores Althauzer, me zgjidhjen e krizës politike, do të përmirësohet edhe situata ekonomike.

 Zgjidhja e krizës është e vonuar. Sot është 11 prilli. Para katër muajve u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Të gjitha analizat nga ekspertët ekonomik tregojnë se kriza politike negativisht ndikon ndaj ekonomisë në vend. Kjo do të thotë rënie në rritjen e Prodhimit Bruto Vendor, rritjen e borxheve, rritje të presionit fiskal, më pak investime dhe rritje negative të lejimit të kredive si dhe pasiguri në sektorin provat – deklaroi ambasadorja Gjermane Kristine Althauzer.

Gjermania është partneri më i madh i Maqedonisë me rreth 2.8 miliardë euro këmbim tregtar në vitin 2016. Në vend punojnë mbi 200 kompani gjermane që punësojnë rreth 15 mijë njerëz.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me