Qytetarët që lëshuan vendin për një jetë më të mirë, nuk dëshirojnë të kthehen përsëri në Maqedoni, qoftë edhe për investime. Sipas profesorit universitar, Seadin Xhaferi, ekonomia dhe mungesa e sigurisë në shtetin tonë, ka rritur nivelin e pesimizmit tek mërgimtarët për sukses në biznes, gjë që i ndalon ata të kthehen e të investojnë në Maqedoni.

Tendosjet e ndryshme si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin e sigurisë janë një ndër faktorët jo vetëm të mërgimtarëve por në përgjithësi edhe të investimeve të huaja. Nuk kanë garanci dhe siguri se ata do të gjenerojnë kapital më të madh se sa që kanë investuar dhe si rezultat i kësaj ata janë bë pesimist – tha  Seadin Xhaferi, profesor universitar.

Ministri pa resorë, i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, fajin për mos kthimin e mërgimtarëve në vendlindje e hedh tek qeveria e kaluar. Ai zotohet se qeveria e re po përgatit plan për zhdukjen e kësaj dukurie, edhe pse në 100 ditshin e parë të qeverisjes nuk vërehen ndryshime në këtë sferë.

Në të kaluarën shteti nuk ka bërë asgjë që të tërheq në drejtim të asaj që të ofroj kushte më të volitshme dhe mundësi për të investuar. Ju e dini që në 11 vitet e kaluara investitorët e huaj të cilët kanë pasur praktikisht të gjitha privilegjet, investitorët e brendshëm por edhe të diasporës nuk i kanë pasur të njëjtat privilegje.01:04 “Qeveria po përgatit një paket të masave lidhur me investimet e huaja, ku do të barazoj dhe mundësoj të gjithëve investitorëve, qoftë i huaj qoftë i brendshëm apo nga diasporoa, që të jep kushte më të volitshme për të investuar me qëllim që të kthejmë edhe diasporën edhe investimet në vendlindje – tha  Edmond Ademi, Ministër pa resorë për mërgatën.

Nga Agjencia për Migracion thonë se sipas statistikave të vjetra, 500 mijë qytetarë të Maqedonisë jetojnë jashtë shtetit, megjithatë ky numër mendohet të jetë shumë më i madh.

Duhet që të kemi të dhëna të sakta se ku kemi mërgimtarë, për çfarë janë ata të interesuar, sa janë në numër pra duhet të kemi një data bazë të kompletuar ku do të bazohen të gjithë hapat e ardhshëm – deklaroi Nikolla Shallvarinov – Agjencioni për Migracion.

Shallvarinov thotë se së bashku me institucionet tjera kompetente po hartojnë plan për tua lehtësuar mërgimtarëve kthimin dhe investimin në vendlindje, ndërsa dyshon se para ardhjes së tij në këtë institucion, mërgimtarët janë parë vetëm si “vota”.

Besian Leka

Shpërndaj me