Kriza politike pamundëson realizimin e premtimeve për paga më të larta minimale. Edhe pse VMRO-DPMNE dhe LSDM para zgjedhjeve paralajmëruan rrogë të garantuar prej 12 mijë denarëve duke filluar nga viti 2017, realizimi i këtij premtimi nuk do të varet vetëm nga Qeveria e re, por edhe nga sindikatat dhe punëdhënësit. Patjetër të gjejmë zgjidhje që të ketë rroga më të larta, por njëkohësisht kjo të mos shkaktojë largimin e punëtorëve për shkak të shpenzimeve të larta të kompanive, thotë kryetari i Organizatës së Punëdhënësve, Angel Dimitrov.

Roga minimale patjetër të miratohet vetëm me konsensus ose debat gjithëpërfshirës mes partnerëve social. Këtë vendim nuk mundet ta merr vetë qeveria, as punëdhënësit e as vetë sindikata – tha Angel Dimitrov, kryetari i Organizatës së Punëdhënësve.

Nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë kërkojnë të konfirmohet strategjia e përgjithshme për rritjen e rrogave në vend. Sipas tyre, patjetër të ketë kritere të qarta për atë se cili profesion sa do të paguhet.

 Ka pabarazi të madhe mes sektorëve sa i përket pagave që i marrin punëtorët edhe pse bëhet fjalë për punë të njëjtë. Kështu që duam parimin që e ndërtojmë në Konfederatën Evropiane të sindikatave për punë të njëjtë- rrogë të njëjtë, ta zbatojmë edhe në Maqedoni – deklaroi Zhivko Mitrevski, kryetarë i LSM-së.

LSDM premtoi rrogë minimale prej 16 mijë denarë deri në vitin 2020, ndërsa në programin e VMRO-DPMNE-së për periudhën e njëjtë parasheh 14 mijë denarë.

 Mirko Trajanovski

Shpërndaj me