Në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi është bllokuar një anijë e ngarkuar me 10 ton kanabis. Sipas informacioneve të para, droga po vinte nga Libia.

Zougla.gr raporton se anija kishte në bord 6 persona nga Siria, të cilët u arrestuan pas shkëmbimit të zjarrit mes tyre dhe forcave te policisë.  Mësohet se sasia e drogës do të dërgohej në vendet e ndryshme europiane.

Shpërndaj me