FIBA ia ka tërhequr vërejtjen Federatës së Basketbollit të Kosovës, në lidhje me palestrën ku Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Kina 2019”. Kjo vërejtje ka ardhur për shkak se ende nuk kanë filluar punimet në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, siç ishin paralajmëruar javë më parë, raporton Koha Ditore. Kosova më 23 nëntor, do të luajë si vendase në kuadër të eliminatoreve kundër Lituanisë dhe duhet ta ketë palestrën të gatshme tri javë para këtij takimi. Mediat kosovare raportojnë se kur kanë mbetur edhe tri javë deri te ky afat, në palestër asgjë nuk ka lëvizur.

Shpërndaj me