Kosova dhe skitari saj Albin Tahiri kanë debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pyeongchang të Koresë Jugore. Tahiri në garën e parë në lëshim, që është pjesë e kombinimit alpin, përfundoi në vendin e 55-të nga 65 garues me kohë 1:23:84 sekonda,raporton Koha Ditore. Në kombinim me garën e sllallomit, në rezultat të kombinuar Tahiri doli në pozitën e 37-të. Ai e mbylli garën në disiplinën e kombinuar për 2:23.40. Garën e sllallom nuk e përfunduan 17 garues.

Shpërndaj me