Çdo e pesta kompani në Maqedoni punon “në të zezë”. Sipas sondazhit të qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave, 20% nga bizneset çdo herë apo në shumicën e rasteve nuk japin fatura apo llogari fiskale. Biznesmenët theksojnë se janë tre faktor që e nxitin ekonominë gri, gjegjësisht ato janë korrupsioni, tatimet e larta dhe dëshira e biznesmenëve për t’u pasuruar më shpejtë. Më shumë se gjysma e kompanive janë përgjigjur se konkurrentët e tyre paraqesin qarkullim më të ulët që të evitojnë pagimin e tatimit.

Manipulime me pagesën apo paraqitjen e TVSH-së dhe përdorimin e truqeve të kontabilimit për të paguar tatime më të ulëta janë praktikë e shpeshtë në Maqedoni. 1/3 e bizneseve pohojnë se kjo praktikë përdoret vazhdimisht, në shumicën e rasteve apo ndonjëherë, për dallim prej para dy viteve, kur në pyetjen e njëjtë në mënyrë pohuese janë përgjigjur vetëm 21.6% e kompanive të anketuara – thanë nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave.

Lartësinë e tatimeve në Maqedoni e miratojnë 1/3 e kompanive, ku nga qendra konstatojnë se rritja e paralajmëruar e një pjese të tatimeve mund të jetë nxitje për rritjen e ekonomisë gri. Nga OEMVP mbajnë qëndrimin se lufta e kundër ekonomisë joformale duhet të bëhet me kontrolle të rregullta në mbarë shtetin dhe uljen e një pjese të çmimeve të doganës dhe tatimit.

Maqedonia është në majën e ranglistave rajonale dhe evropiane lidhur me nivelin e ekonomisë gri, e cila sillet prej 24 deri 47% nga PBV, varësisht nga metodat sipas të cilave matet. Thënë ndryshe, kjo do të thotë se puna në të zezë në nivel vjetor ekonominë e Maqedonisë e kushton rreth 3.5 miliard euro.

Mirko Trajanoski

Shpërndaj me