Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) nga Shkupi në bashkëpunim me Qendrën për Studime Evropiane për Politika (Center for European Policy Studies – CEPS) nga Brukseli sot dhe nesër organizon konferencë ndërkombëtare me temë “Sundimi i së drejtës – Ku po lëvizim?”.

Organizatorët paralajmërojnë se ngjarja do t’i mbledhë përfaqësuesit e institucioneve internacionale relevante, bashkësinë shkencore, tink-tenk organizatat, sektorin civil, si dhe ata të cilët i krijojnë politikat, me qëllim të konfirmimit të gjendjes për atë deri ku jemi sot me sundimin e së drejtës në Evropë dhe në cilin drejtim po lëvizim.

“Këto çështje do të diskutohen në fushën e së drejtës, sigurisë dhe ekonomisë në disa panele ekspertësh, sesione plenare dhe ligjërata hyrëse. Veçanërisht vëmendje do të përkushtohet në gjendjen në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në gjendjen në Ballkanin Perëndimor”, kumtoi QAE.

Shpërndaj me