Konfederata e Sindikatave të Lira është kundër buxhetit për vitin 2018 dhe kundër rritjes së pagave vetëm në sektorë të caktuar. Të zemëruar me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, për shkak se siç thonë, ministrja nuk i respekton sa duhet, ndërsa dialogun social e ka zgjeruar edhe me sektorin joqeveritar, prandaj u kërcënuan me grevë.

Fillimi i negociatave për rritjen e pagave në sektorin publik, ndërmarrjet publike dhe kompanitë aksionare në pronësisë shtetërore, për përqindje të përcaktuara përmes negociatave konstruktive me partner të sindikatave përfaqësuese dhe relevante përkatës që do të realizohen me pagën e janarit të vitit 2018- deklaroi Blagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira.

Konfederata kërkon që të harmonizohen të gjitha pagat në sektorin publik me Ligjin për pagë minimale, që automatikisht do të thotë rritje. Nga Ministria e Punës u përgjigjën se mbahen takime dhe se nga Konfederata e Sindikatave të Lira në vend të bojkotit, mund të vijnë dhe të japin sugjerime. Sindikata e policisë e cila tanimë një dekadë ka heshtur për të gjitha problemet në këtë sektor, kërkuan paga më të larta për punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Ata thonë se këtë vit është dashur që dy herë nga pesë për qind të ketë harmonizim të pagave të tyre.

Domosdoshmërish të parashikohen në buxhetin për vitin 2018 edhe këto fonde nga 10 për qind për t’u paguar- tha Aco Antovski, kryetar i Sindikatës së Policisë.

 Këto sindikalistë thanë se ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Ata thonë se para se gjithash janë për dialog, por nëse ka nevojë do të ketë edhe protesta. Por, nga Ministria e Financave thonë se nuk ka tërheqje nga rritja e pjesshme e pagave.

 Me kënaqësi do t’i rrisnim pagat e të gjithë të punësuarve në shtet. Megjithatë drejtimi është i qartë për rritjen e pagave dhe e njëjta do të zhvillohet në faza. Fillimisht është njoftuar rritje e pagave në themelet e shoqërisë, dhe ato janë kopshtet, arsimi dhe shëndetësia. Në pajtueshmëri me mundësitë e buxhetit, hapësira fiskale për rritjen e pagave këtë vit është e kufizuar- thonë nga Ministri e Financave.

Nga Dikasteri i Financave deklaruan se rritja e pagave në ARM ka për qëllim afrimin drejt NATO-s

Goran Temenugov

Shpërndaj me