Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përmes zëdhënësit të tyre Mark Adams, ka bërë publike se Lojërat e 23-ta olimpike dimërore nuk do të vazhdohen. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike organizatorët e garave në Pjongçang u detyruan të anulojnë disa nga garat e disiplinave të ndryshme, ashtu që shumica e parashtronin pyetjen se këto lojëra a do vazhdohen. Kemi shumë kohë. Kemi terminë rezervë dhe shumë herët parashtrohet kjo pyetje, ka thënë zëdhënësi i KON-it.

Shpërndaj me