Debati rreth projekt buxhetit për vitin 2018 ka filluar pa prezencën e opozitës. Seanca udhëhiqet nga deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçeski, i cili u emërua nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi. Emërimi i tij ishte si masë preventive, poqese kryetarja e Komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska, sërish anulon debatin, gjë që edhe ndodhi paraditen e sotme.

Në një takim me gazetarët, Kovaçeski tgha se në rast se deputetët e VMRO-së paraqiten në sallë, atëherë seanca mund të udhëhiqet nga kryetarja Kuzmanovska, duke sqaruar se në rast se askush nga VMRO-ja nuk paraqitet në mbledhje, atëherë obligim i të pranishmëve është që ti lexojnë amendamentet e parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja.


Komisioni për financim dhe buxhet, mblidhet sot pasdite

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot në orën 13 do ta vazhdojë seancën, në të cilën do të debatojë rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Vazhdimin e ri e caktoi deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski, të cilin e caktoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të kryesojë me Komisionin pasi që kryetarja e këtij trupi kuvendor Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE sërish e anuloi vazhdimin e caktuar për sot.

Komisioni për financim dhe buxhet e filloi debatin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018 të hënën e kaluar më 27 nëntor dhe që atëherë janë caktuar disa vazhdime që nuk janë mbajtur. Kuzmanovska e anulon seancën e Komisionit për Buxhetin pas aksionit për arrestim në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill, mes të cilëve janë edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Debati rreth buxhetit të propozuar sipas Rregullores në Komision zgjat 10 ditë pune. Rreth tekstit janë parashtruar 279 amendamente. Pas përfundimit të debatit në Komision, propozim dërgohet në seancë plenare, ku debatohet pesë ditë pune.

Shpërndaj me