Birraria e Shkupit, bashkë me anëtaret tjera të grupit Koca – Kola HBC edhe sivjet e fituan vendin e parë në industrinë botërore për pije, sipas rezultateve të arritura në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në renditjen e sivjetme globale që e zbaton „Dau xhons indeksi për qëndrueshmëri“, grupi Coca – Cola HBC sërish fitoi më së shumti pikë, gjegjësisht 90, që është madje 38 pikë më shumë sesa mesatarja e kompanive tjera nga industria botërore e pijeve. Rezultati i këtillë, për të katërtin vit me radhë, ua solli Birrarisë së Shkupit dhe kompanive tjera në përbërje të Coca-Cola HBC statusin – liderë global në qëndrueshmëri. Çmimi është fituar meqë grupi Coca-Cola HBC arriti vitin e kaluar t’i ulë në mënyrë plotësuese grimcat e karbonit në atmosferë, kursim plotësues të ujit dhe kursim plotësues të energjisë.

Alsat-M

Shpërndaj me