Skuadra e kategorisë së dytë në Kosovë, Klubi I Futbollit “Ramiz Sadiku” ka hapur konkursin për testimin e futbollistëve të rinj përmes rrjetit social “Facebook”! Në faqen zyrtare të “Facebook” të KF Ramiz Sadiku është njoftuar për nisjen e përgatitjeve dimërore për futbollistët aktual, ndërsa në të njëjtën kohë është dërguar ftesa për futbollistët e rinj. Skuadra aktualisht ndodhet në vendin e 10-të në Ligën e Dytë të Kosovës. Ndërkohë në këtë klub kanë luajtur futbollist të njohur shqiptarë si Eros Grezda, Amir Rahmani dhe Suad Sahiti.

Shpërndaj me