Klivlendi mposhti me 120-112 Oklahomën në një përballje mes dy ekipesh pretendente për titullin kampion. Diferencën e bëri LeBron Xhejms me 37 pikëve, ndërsa te Oklahomën u dalluan Xhorxh me 25 pikë. Fiton edhe Hjustoni, që triumfoi 126-108 në fushën e Minesotës. Toronto mundi me 115-112 skuadrën e Majamit, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por minutat e fundit ishin më të mira për Toronton, ku u dallua DeRozan me 27 pikë. Humbet skuadra e San Antonio, që u mund 117-109 nga Denveri, në një sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Skuadra e Milluokit triumfoi 79-92 ndaj Atlantës, ndërsa Sakramento mposhti me 114-109 skuadrën e Dallasit, ku u dallua Randolf me 22 pikë.

Shpërndaj me