Kina është bërë vendi i një tjetër mrekullie botërore, bëhet fjalë për ndërtimin e urës më të gjatë në botë. Ndërtimi i urës 55 kilometra të gjatë është nga fundi dhe puna po zhvillohet sipas planit ndërkohë së fundi u instalua dhe u testua ndriçimi i cili falë teknologjisë më të fundit do të jetë shumë ekonomik. Për realizimin e megaprojketit u nevojit përgatitje gjashtëvjeçare dhe tetë vite për vetë ndërtimin e urës. Traseja përbëhet prej urës kryesore të gjatë 22,9 kilometra, tunelit prej 6,7 kilometra dhe ishullit artificial – pjesës më të rëndësishme nga i tërë konstruksioni.

“Muajin e ardhshëm, inxhinierët do ta kontrollojnë koordinimin e sistemeve dhe pajisjes së urës”, tha  Xhang Gjinven, përgjegjëse për projektin.

Ura do t’i ndërlidhë tre qytete dhe atë Hong Kongun, Çuhai dhe Makao ndërkohë ura do e pakësojë kohën e udhëtimit mes Hong Kongut dhe Makaos, prej tre orëve në vetëm 30 minuta.

Shpërndaj me