Pasi korri sukses me linjën e saj të parfumeve, Kim Kardashian ka vendosur të vijojë më tej në këtë biznes.

 Këtë herë bukuroshja ka vendosur të eksplorojë në tregun e kozmetikës, duke i shpallur konkurenë motrës së saj, Kylie Jenner.KKK Beauty, është linja e re e Kim, e cila ka për synim lançimin në treg të një linje buzëkuqi.

Ka qenë vetëm Kim, e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto të saj, ku shfaqet vetëm pjesa e buzëve dhe gjoksit të zbuluar.

Tashmë mbetet për tu parë se cila nga motrat do të ketë më shumë sukses në këtë fushë, Kim Kardashian apo Kylie Jenner.

Shpërndaj me