Sot duhej të plotësoheshin 18 vende vakante nëpër prokuroritë publike në Maqedoni, por Këshilli i Prokurorëve Publikë plotësoi vetëm se katër prej tyre. Emri më i njohur në mesin e të zgjedhurve është i Ismail Dardhishtës, ish gjykatës kushtetues dhe ministër i drejtësisë, i cili e fitoi besimin e prokurorit themelor publik, në Prokurorinë Publike Republikane. Shef të ri ka edhe në prokurorinë e lartë në Manastir dhe në Prokuroritë Themelore në Radovish dhe Tetovë.

 Sipas parashikimeve tona duhet ta zgjedhim prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë dhe si anëtarë të Këshillit ishin unanim në qëndrimin se duhet ti lëmë hapësirë Prokurorit Publik të njoftohet se kush do të zgjidhet në pozicionet kryesore, ta ketë rastin të propozojë kandidatë, sidomos që përgjegjësinë për situatën në prokurorinë publike do ta mbajë ai – tha  Kole Shteriev, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve

Në mesin e të emëruarve për ushtrues të detyrës është edhe Teuta Bediu e cila përkohësisht do të udhëheqë me prokurorinë themelore të Kumanovës. Vendimi vjen në një kohë kur pritet zgjidhje gjyqësore për rastin ku jetën e humbi katërvjecari, Almir Aliu. Zgjedhje nuk pati në dy prokurorit publik në prokurorinë e lartë Publike në Shkup dhe të shtatë prokurorëve publikë në Prokurorinë për krimi të organizuar. Për këto pozita, si dhe për pozitat udhëheqëse që janë plotësuar përkohësisht do të ketë konkurs të ri.

Alsat-M

Shpërndaj me