Ish kryetarja e Gjykatës Supreme Lidija Nedellkova nuk ishte e thirrur në seancën e Këshillit Gjyqësor, edhe pse ajo me shkrim kërkoi të merrte pjesë dhe para gazetarëve të tregojë pse nuk është e kënaqur nga vlerësimi i jashtëzakonshëm. Kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhovski para kamerave shpjegoi se ligji dhe rregullorja nuk i kanë lejuar që t’ia plotësojë dëshirat Lidija Nedellkovskës.

  Pasi ekziston ky format i ligjit për Këshill Gjyqësor dhe për vlerësim, deri më tani askush nuk ka ngritur kërkesë të këtillë, dhe as nuk ka pasur problem me vlerësimin, gjithashtu nuk janë kërkuar precedenca të këtilla. Unë konsideroj se Kushtetuta nuk është shkelur dhe nuk ekziston mundësi ligjore që ne ta bëjmë këtë – deklaroi Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Ish kryetarja e Gjykatës Supreme e cila është në garë për mandat të ri, për Alsat M shpjegoi se ka dashur publikisht të sqarojë se përse është e pakënaqur nga vlerësimi jashtëzakonshëm.

  Nuk është në rregull që nuk jam ftuar, kërkova për ankimimin tim seanca të jetë publike, kisha të drejtë për këtë, por ata interpretojnë si të duan vetë. Patjetër duhej të më lejojnë publikisht të them atë që e mendoj. Nuk kam instrument tjetër. Ankesa ime ka bazë dhe doja gojarisht të prononcohem. Do të pres që këshilli gjyqësor me shkrim të më njoftojë nëse e kanë pranuar ankesën – tha Lidija Nedellkova, ish kryetare e Gjykatës Supreme.

Kundër kandidatja e Nedellkovës e cila është ushtruese e detyrës kryetare e Gjykatës Supreme, Snezhana Bejllozova, nuk është ankuar ndaj vlerësimit.

  Të respektohet procedura ligjore dhe me të vërtetë nuk do të ishte në rregull nga ana ime që të komentoj – theksoi Snezhana bejlozova, UD kryetare e Gjykatës Supreme.

Karaxhovski njoftoi se Këshilli Gjyqësor i ka pranuar një pjesë të ankesave, por nuk saktësoi cila ankesë do ta ndryshojë vlerësimin e Këshillit. Ai refuzoi të tregojë nëse ish kryetari kontrovers i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski është ankuar si edhe kundër kandidati i tij, Ivan Xholev.

Bojan Stojankovski

Shpërndaj me