19 institucione shtetërore në periudhë prej muajit prill deri në korrik kanë kërkuar nga Enti shtetëror për revizion të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm të punës së tyre. Vala e kërkesave të këtilla vjen pas ndërrimit të pushtetit, pas çka në të shumtën e rasteve, udhëheqësit e ri duan të hetojnë punën e paraardhësve të tyre. Në krye të listës janë Ministria e kulturës, mbrojtjes dhe arsimit. Pothuajse asnjë nga subjektet që kërkojnë revizion të jashtëzakonshëm nuk është pjesë e programit vjetor të Entit Shtetëror të Rrvizionit dhe me gjasë nuk do të inspektohen gjatë këtij viti. Një pjesë e këtyre subjekteve revizorët i kanë kontrolluar në dy vitet e fundit, por ka edhe nga ato që për herë të fundit janë kontrolluar para pesë ose gjashtë viteve.

Enti shtetëror nuk ka mjaftueshëm resurse që të mund të përgjigjet në aq kërkesa për revizion, vlerëson Marjan Nikollov nga Qendra joqeveritare për analiza ekonomike. Sipas tij, kyçe është çështja nëse keqpërdorimet që i vërteton revizioni shtetëror të mos përfundojnë vetëm në letër .

Nuk do të thotë që nëse Enti shtetëror për revizion publikon raport në të cilin janë detektuar lëshime të caktuara në sistem, madje edhe vepra kriminale, nëse politikanët këtë e shfrytëzojnë vetëm për shou me qëllime mediale. Nëse këtu përfundon ambicia e pushtetit aktual, t’i poshtërojë dhe të diskreditojë ish funksionarë, atëherë nuk kemi zgjidhur asnjë punë – deklaroi Marjan Nikollov, Qendra për analiza ekonomike.

Sipas Nikollovit, deri më tani nuk ka funksionuar lidhje ndërmjet Entit Shtetëror për Revizion dhe organeve të cilat duhet të hetojnë dyshimet e raporteve të revizionit.

Pse Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk e ka kryer detyrën e saj, pse Prokuroria Publike nuk ngrit aktakuza për gjetjet e Entit shtetëror për revizion dhe pse MPB-ja nuk vazhdon me hetimet atje ku Enti shtetëror për revizion ka vërtetuar shkelje – tha Marjan Nikollov, Qendra për analiza ekonomike.

Edhe pse në programin vjetër të Entit shtetëror për vitin 2017 janë paraparë 58 revizione, gjeri më tani nuk është publikuar asnjë raport për revizion. Mes atyre që kanë kërkuar revizion të jashtëzakonshëm janë edhe partitë politike, BDI, Aleanca për Maqedoni Pozitive. Gjatë vendimit për të mbetur në pushtet, nga BDI-ja kumtuan se janë të hapur për inspektime dhe organet hetuese për kontrollimin e punës së deritanishme të funksionarëve të tyre.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me