Një grua nga fshati Baçishtë i Kërçovës ka qenë pre e sulmit nga qentë endacakë. Nga policia bëjnë të ditur se L.B (1960) është sulmuar nga qentë rreth orës 17.00 si pasojë ajo është kafshuar në dorën e djathtë. Ajo është transferuar në spitalin e Kërçovës, ku është trajtuar dhe i është dhënë ndihma mjekësore dhe ku janë konstatuar lëndime trupore, dhe më pas u lirua nga spitali.

Qentë endacakë janë kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët e Kërçovës dhe rrethinës. Një ditë më parë një fëmijë katërvjeçar nga fshati Baçishtë ndërroi jetë në Spitalin e Shkupit pas lëndimeve të shumta që kishte marr nga kafshimi i qenve. Të njëjtën ditë në Kërçovë ishte sulmuar edhe një tjetër fëmijë 5 vjeçar.

 

Shpërndaj me