Ministria e Brendshme ka ngritur 24 kallëzime penale nën dyshimin e ndarjes së paligjshme të subvencioneve bujqësore dhe abuzime me kontrata për marrjen me qira të tokës bujqësore. Shtatë nga të dyshuarit tashmë janë arrestuar dhe janë sjellë para gjykatësit të procedurës paraprake, që të merren në pyetje, pas së cilës Prokuroria publike ka kërkuar masën e paraburgimit. Të dyshuarit akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit, me çfarë e kanë dëmtuar buxhetin rreth 220,000 euro. 15 persona janë të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe për ata ka dyshime për shpërndarjen e paligjshme të subvencione për individë dhe subjekte juridike. Në aksionin e policisë, janë përfshirë më shumë vendbanime në Shkup, Tetovë, Gjevgjeli dhe Vallandovë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Dyshimi i bazuar është se në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2016 personat e dyshuar zyrtar e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare ose autorizimin dhe i kanë tejkaluar kufijtë e autoritetit të tyre zyrtar, me lidhjen e Kontratave për dhënie me qira të tokës bujqësore. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të paligjshme janë mbështetur nga të dyshuarit tjerë. Në të njëjtën kohë, kanë miratuar pagesë sipas programit për përkrahje financiare në bujqësi – subvencione, ku kanë siguruar dobi për persona të shumtë juridik dhe fizik në dëm të buxhetit të Maqedonisë- thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike.

Në hetim janë përfshirë kreu i Departamentit për konsolidimin e tokës bujqësore në Shkup, Asistent shefi i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministri, nga Tetova, bashkëpunëtore e menaxhimit të kontratave për tokat bujqësore, për përpunimin e të dhënave nga Regjistrat e Ministrisë dhe disa referentë për çështje administrative.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të denoncuarit kanë lidhur kontrata me qiramarrës të ri për ntokat bujqësore që kanë qenë ligjërisht të kontestuara dhe nuk kanë mundur të jenë subjekt i marrëveshjes. Për këto toka bujqësore janë kërkuar subvencione, që është kundërligjore. Këto kërkesa janë futur në sistemin e Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë nga një person i cili nuk ka punuar aspak në Ministri, ndërsa i ka ndihmuar udhëheqësja e departamentit për koordinimin e zyrave rajonale nga Gjevgjelia.

Alsat-M

Shpërndaj me