Kjo katedrale e ndërtuar e gjitha nga duart e një njeriu të vetëm, është në Madrid të Spanjës, vepër e 93 vjecarit Justo Gallego. I lindur në vitin 1925, për 53 vite me radhë, Gallego jetën e tij i’a ka kushtuar ndërtimit të kësaj katerdaleje mahnitëse. Kur filloi ndërtimi e kësaj vepre mbresëlënëse, njerëzit menduan se ai ishte çmendur, sepse Gallego nuk ka studiuar as arkitekturën, por është një punëtorë I thjeshtë ndërtimi. Për ngritjen e këtij objekti religjioz, Gallego ka hequr dorë nga gjithçka, madje edhe nga shtëpia e tij.

Jam duke e ndërtuar këtë Katedrale tani e 53 vjet. Do të doja që kur të vdes të më varrosin këtu- thotë ndërtuesi i Katedrales, Justo Galleg.

Duke u bazuar në moshën e tij Gallego thotë që është e pamundur që të përfundoj të gjithën, sepse siç thotë ai, ka ende shumë punë për të bërë. Ai ka vetëm një dëshirë, që pas vdekjes, shtëpia e tij të bëhet kjo katedrale, sepse për të është shumë e rëndësishme kjo gjë.

Valmira Zendeli

Shpërndaj me