Sot mundeni lehtë ta zgjidhni probelmin me kataraktin (perden), gjegjësisht gjendjen kur shikoni turbullt, ngjyrat i shikoni të zbehta dhe jeni të ndjeshëm ndaj dritës. Në klinikën e syve Oftalmologjia Sistina, e cila është pjesë e grupacioni Svjetlost, intervenimi për katarakt (perde) kryhet me kirrurgji njëditore, pa dhimbje dhe sigurt, ndërsa ju të njëjtën ditë shkoni në shtëpi.

Më e rëndësishme është se, përveç që do ta zgjidhni problemin me kataraktin (perden), mund të çliroheni edhe nga dioptria, gjegjësisht nuk do të keni nevojë të mbani syze për shikim. Paramendoni, ato dy palë syze që i përdorni për afër dhe për larg, dhe vazhdimisht i ndërroni, pastaj i humbni dhe ju nervozojnë, tanimë mund t’i ndërroni me thjerrëzat intraokulare, që nuk janë si ato të kontaktit. Thjerrëzat intraokulare implantohen në syrin tuaj dhe janë të përjetshme, ndërsa ju nuk keni nevojë të kujdeseni për to. Me to, plotësisht mund të kënaqeni me veset tuaja. „ Nevoja e kryerjes së rëndomë dhe të lehtë të obligimeve të përditshme si: leximi i librave, përdorimi i aparateve digjitale, puna me kompjuter etj., pa përdorimin e syzeve për shikim nga afër dhe përshtatja e shpejtë me ndryshimet e reja, janë shkaqet që nxitën, në spektrin tanë të thjerrëzave multifokale intraokulare, t’i sjellim edhe thjerrëzat PanOptix “- thotë d-r Zllatko Arnaudovski.

Këto thjerrëza kanë shumë përparësi, kështu që drita në mbrëmje nuk përthehet, e që është e rëndësisë së veçantë për vozitje gjatë natës, ndërsa thjerrëzat PanOptix mundësojnë adaptim më të shpejtë të syrit ndaj ndryshimit të të pamurit. Ato rekomandohen edhe për të gjithë ju që nuk keni katarakt (perde), ndërsa dëshironi të çliroheni nga syzet. Se cili intervenim për vendosje të thjerrëzave multifokale është me adekuat për ju, do ta vërtetoni nga mjeku, gjatë kontrollit për katarakt (perde) si dhe në varësi nga veset tuaja jetësore. Te Oftalmologjia Sistina, përveç operacionit për katarakt (perde), ka edhe qasje tjera që do t’ju ndihmojnë t’i zgjidhni problemet me sytë. Për shembull, korrigjimi i dioptrisë me laser, metoda cross linking për keratokonus, zgjidhje për glaukomë, trajtim i sëmundjeve diabetike etj.

Shpërndaj me